Ligji për qeset plastike botohet në fletoren zyrtare, gjobat deri në 1.5 mln lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ligji i cili ndalon prodhimin dhe përdorimin e qeseve plastike është botuar në Fletoren zyrtare dhe nis nga data 1 Qershor 2022.

Pavarësisht kundërshtive nga Shoqata e Konvertuesve të Plastikë si dhe aktorë të tjerë të tregut, ndryshimet ligjore të hartuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit parashikojnë që çdo person që hedh në treg, prodhon, importon apo fut në territorin e Shqipërisë qese plastike mbajtëse, të degradueshme apo të biodegradueshme gjobitet fillimisht me 500 mijë lekë gjobë.

Në rast përsëritje të shkeljes, gjoba kundrejt kundravajtësit aplikohet në masën e 1.5 milionë lekëve. Kur këta persona gjobiten me 1.5 milionë lekë gjobë dhe në shkelje të përsëritur vijojnë veprimtarinë e tyre, dënohen me revokimin e lejes/licencës së prodhimit dhe sekuestrimin e qeseve plastike të ndaluara.

Qëllimi i ndryshimeve në ligj është bazohet në nevojën për reduktimin e këtyre mbetjeve plastike, për shkak të ndotjes që shkakton në tokë dhe det mikroplastika.

Subjektet të cilat para hyrjes në fuqi të këtij ligji prodhojnë, importojnë ose hedhin në treg në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike, duhet të ndalojnë ushtrimin e këtyre veprimtarive brenda datës 1 qershor 2022.

Të fundit

Lindja e Mesme digjet, opozita “krihet”

Nga ARTUR AJAZI E ndërsa Lindja e Mesme po digjet, dhe lufta Israel-Iran ka nisur të përshkallëzohet, aq sa mund...

I pandehur për abuzim me tenderat, deputeti socialist paraqitet në GJKKO

Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, u paraqit në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në seancën e parë gjyqësore ndaj...

Zbardhet lista me 1109 qytetarët e përzgjedhur për kredi të butë!

Pak ditë pasi morën “OK”-in në Këshillin Bashkiak të Tiranës, bashkia ka bërë publikë emrat e 1109 qytetarëve të përzgjedhur për subvencionimin e kredisë...

Tirana shpallet zyrtarisht “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”

Tirana do të jetë mikpritëse e një prej eventeve më të rëndësishme rajonale të vitit,  ALForum 2025, i cili do të zhvillohet nga 18...

Ishin bllokuar pas sulmeve iraniane, 5 shqiptarë largohen të sigurt nga Izraeli

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se disa shtetas shqiptarë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në...

Lajme të tjera

Web TV