Temperatura deri në 24°C, si parashikohet moti për ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë vendin tonë duke sjellë gjatë orëve të paradites alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta vranësirash, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore. Por parashikohet që në orët e mesditës dhe pasdites gradualisht kthjellimet të bëhen dominuese në një pjesë të mirë të territorit Shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 24°C. Sipas MeteoAlb era do të fryjë e lehtë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Jugore dhe Skandinavia do të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm, ku më të dukshme kthjellimet parashikohet të jenë në brigjet e Egjeut. Ndërsa me vranësira të shpeshta dhe reshje shiu do të paraqitet pjesërisht Qëndra e kontinentit dhe Britania e Madhe. Gjithashtu me mot të vranët dhe reshje të konsiderueshme dëbore do të jetë Europa Lindore.

Kosova

Kosova do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme të cilat do të dominojnë kushtet e moti për gjatë gjithë 24 orëshit në vend. Pritet që paraditja të ketë kthjellime dhe kalime të shpeshat vranësirash. POR gjatë mesditës dhe në vijim kthjellimet do të bëhen më të dukshme në territor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve por herë pas here priten kalime të shpeshta vranësirash në orët e para të ditës. Ndërsa gjatë mesditës dhe në vijimi pritet të ketë dominim të orëve me diell në në pjesë të mirë të MV.

Të fundit

Krijohet harta e parë 3D e trurit të një gjitari

Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në fushën e neuroshkencës, duke krijuar hartën e parë...

‘Hakmarrja e Pekinit’/ SHBA çon në 245% tarifat doganore ndaj mallrave kineze

SHBA njoftoi se Kina do të përballet tani me një tarifë të re deri në 245% për shkak të masave të saj hakmarrëse, sipas një...

Qytetarët kosovarë përkujtojnë eksodin biblik të ’99, rikthehen tek obelisku në Kukës

Çdo 16 prill shumë qytetarë të Kosovës, rikthehen në Kukës, për të përkujtuar eksodin biblik të 99-tës, një ditë falënderimi për popullin kuksian që...

Shkurton rrugën nga 2 orë në 1 minutë, ura më e lartë në botë është gati

Kina është gati të hapë urën më të lartë në botë, që lë pas vepra të ngjashme ikonike si Golden Gate në SHBA dhe...

Hidhen votat e para nga Diaspora, Topalli tregon mesazhet nga emigrantët

Jozefina Topalli, drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale mesazhet që ka marrë nga emigrantët...

Lajme të tjera

Web TV