Tronditëse në SHBA/ Gjyshja e detyroi të pinte Whiskey, vdes vajza 4-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Louisiana të Shteteve të Bashkuara pasi një nënë dhe gjyshe akuzohen për vrasje të shkallës së parë pasi dyshohet se kanë detyruar vajzën 4-vjeçare të pinte më shumë se gjysmë shishe uiski. Policia tha se nëna e vogëlushes China Record, e pa vajzën duke pirë shishen gjysmë të mbushur me uiski, por nuk reagoi.

Niveli i alkoolit në gjakun e vajzës 4-vjeçare ishte 0,680% kur oficerët e policisë mbërritën në shtëpinë e familjes mëngjesin e së enjtes. Sipas policisë, gjyshja dhe nëna e vajzës u akuzuan për vrasje të shkallës së parë.

Kur hetuesit folën me të dyshuarat pas incidentit, ata mësuan se gjyshja kishte parë vajzën duke pirë nga një shishe uiski në banak dhe ishte zemëruar me të. Në shenjë ndëshkimi ajo më pas e detyroi vajzën të pinte pjesën tjetër që kishte mbetur në shishe, ndërsa nëna e saj e shikonte.

Hetuesit shtuan se shishja mund të ketë qenë më shumë se gjysma e mbushur në atë moment dhe se vajza duhej ta pinte alkoolin e ulur në gjunjë në korridor. Nëna e vajzës, e pranishme gjatë incidentit, nuk mundi ta ndalonte nënën e saj që të helmonte fëmijën. Gjyshja tha në polici se ishte komplet faji i saj për atë që ndodhi dhe shtoi se shkatërroi jetën e të gjithëve me atë që bëri.

Të fundit

Nxehtësia ekstreme është e ardhmja jonë – qytetet evropiane duhet të përshtaten

Nga Alexander Hurst* Gjelbërimi, hija dhe pishinat nuk do ta zgjidhin krizën klimatike – por po bëhen gjithnjë e më...

Përurimi i shtatores së Josif Budës/ Berisha nga Kavaja: Rama burgos kundërshtarët!

Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga Kavaja ku mori pjesë në përurimin e shtatores së Josif Budës, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkretuar...

Kim Jong‑un përballë drejtësisë/ Abuzime seksuale dhe krime kundër njerëzimit

Një dezertuese nga Koreja e Veriut po ngre padi civile dhe penale kundër udhëheqësit të vendit, Kim Jong Un për abuzime me të cilat...

Ndryshimi i madh në fluturime brenda zonës Schengen, mjafton vetëm bileta e avionit

Pas një prove në disa fluturime të veçanta, tani rregulli i ri pritet të vlejë për të gjitha fluturimet kombëtare në Itali dhe ato...

Akti heroik i kapitenit të anijes/ Shkodra përulet për Arben Anamalin

Akti i heroik i kapitenit Arben Anamali nuk ka lartësuar vetëm emrin e tij dhe vlerat e humanizmit njerëzor, por edhe një qytet të...

Lajme të tjera

Web TV