Atentati në Pogradec/ Joan Muçllari u përlesh me dy shokët, njëri është plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i dështuar pasditen e sotme në Pogradec ndaj Johan Muçllarit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40 të pasdites, ku i riu është hasur në rrugë me Firdeus Berberin dhe Greis Maxharin, fillimisht janë përballur me fjalë, e më pas kanë nisur që të qëllojnë njëri-tjetrin me grushte.

Kjo deri në momentin kur një prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me pistoletë duke plagosur në këmbë Muçllarin. Por fatmirësisht nuk i ka cënuar jetën.

Deri më tani dyshohet se i plagosur ka mbetur dhe një nga autorët, i cili është Greis Maxhari, për të cilin thuhet se është goditur me thikë. Por është e paqartë sesi është plagosur dhe si është gjendja e tij shëndetësore, por deri më tani kur kanë kaluar disa orë nga ngjarja, nuk ka shkuar ende në spital për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Ai bashkë më shokun, janë larguar nga vendi i ngjarjes me një Golf 5 ngjyrë bl, ndërsa Policia ka ngritur pika kontrolli kudo në qytet në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse për të bërë të mundur kapjen e tyre.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV