Shpërthimet në rajonin separatist të Moldavisë, Ukraina: Provokim i bërë nga Rusia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Sigurisë së Shtetit në rajonin spearatist moldav të Transnistria-s është goditur ditën e sotme me raketa. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Brendshme në kanalin e saj Telegram. Ministria tha se ndërtesa dukej se ishte goditur me granata e me raketa, por shtoi se të lënduar nga sulmi nuk pati.

Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi një gjeneral rus deklaroi se Moska dëshiron të marrë kontrollin e plotë të Ukrainës jugore, duke i dhënë Rusisë akses në rajonin separatist të Moldavisë, të cilin ajo e mbështet.

Ai tha se kishte “shtypje të popullsisë rusisht-folëse” në Transnistria, një pretendim i cili ishte bërë gjithashtu, pa prova, për të justifikuar pushtimin e Ukrainës. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës e cilësoi incidentin një provokim të planifikuar nga vetë Rusia për të përhapur panik dhe ndjenja anti-ukrainase”..

Një rajon i vogël separatist rusisht-folës, Transnistria kufizohet me Ukrainën nga perëndimi. Transnistria ka vetëshpallur pavarësinë pas rënies së Bashkimit Sovjetik në një konflikt të përgjakshëm, por nuk njihet ndërkombëtarisht dhe zyrtarisht mbetet pjesë e Moldavisë.

Të fundit

Kopenhageni shpallet qyteti ‘më i lumtur’ në botë

Edicioni i gjashtë i Indeksit të Qyteteve të Lumtura (Happy City Index) ka renditur qytetet më të lumtura në...

Hapen qendrat e votimit, vonesa me votimin elektronik në Vorë dhe njësinë 10 në Tiranë

Ditën e sotme, në orën 07:00 ka nisur zyrtarisht procesi i votimit në të gjithë vendin. Por duket se që në fillim procesi ka hasur...

E vetmja gjë qesharake në fushatën e Berishës është LaCivita

Mero Baze Sali Berisha ka bërë plot fushata serioze në historinë e tij 35-vjeçare. Ka bërë fushata të varfra, por me thelb; ka bërë fushata luksi...

Nis zyrtarisht procesi i votimit, 5225 qendra votimi do jenë hapur deri në orën 19:00

Sot, më 11 maj 2025, qytetarët shqiptarë i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e ri. Procesi...

Shqipëria drejt Europës/ Fletët e votimit në Zapod të Kukësit shpërndahen me mushka

Në zonën malore të Zapodit, në Bashkinë Kukës, procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit është bërë në kushte...

Lajme të tjera

Web TV