Keni aplikuar për vizë amerikane? Ambasadorja Yuri Kim jep njoftimin e rëndësishëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë me dije se ka radhë të gjata për të marrë vizën amerikane dhe i adreson qytetarët se si duhet të veprojnë për raste urgjence.

“Pas shpalljes së vizës 10-vjeçare amerikane për shqiptarët dhe lehtësimit të kufizimeve të udhëtimit COVID, ka pasur një rritje të aplikimeve për viza, gjë që ka sjellë radhë të gjata për intervista. Ne e dimë se kjo është zhgënjyese dhe ekipi ynë konsullor po punon shumë për të ulur kohën e pritjes.

Në raste urgjence të vërtetë (trajtim mjekësor, vdekje familjare, programe studentore ose shkëmbimi me afat të caktuar), ju lutemi kërkoni përpunim të përshpejtuar dokumentesh kur aplikoni. Ju gjithashtu mund të shkruani në tiranausconsulate@state.gov që të aplikoni për trajtim më të përshpejtuar të kërkesës për vizë”, shkroi Kim në Twitter.

Nga 1 prilli, u njoftua që viza amerikane turistike apo për biznese që do të marrin shqiptarët është 10 vite.

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV