Tensionohet situata/ Rusia kërcënon Britaninë: Kemi në gatishmëri armët me rreze të gjatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensionohet situata mes Rusisë dhe Britanisë së Madhe!

Gjithçka ishte kundërpërgjigje e Rusisë ndaj Britaninë në lidhje me deklaratat e bëra nga ministri i forcave të armatosura, se do të mbështeste Ukrainën, nëse vendoste të sulmonte Moskën.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka paralajmëruar për një “përgjigje proporcionale” të menjëhershme nëse Britania vazhdon “provokimin e drejtpërdrejtë” për të goditur objektivat në Rusi, raporton Reuters.

Ministria citoi deklaratat e ministrit James Heappey, që thoshte se Britania mbështet trupat ukrainase që kryejnë sulme në territorin rus. Duke folur më herët sot, Heappey tha se “nuk është domosdoshmërisht problem” nëse Ukraina përdor armë të dhuruara nga Britania.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha:

Ne dëshirojmë të nënvizojmë se provokimi i drejtpërdrejtë i regjimit të Kievit nga Londra në veprime të tilla, nëse veprime të tilla kryhen, do të çojë menjëherë në reagimin tonë proporcional.

Siç kemi paralajmëruar, Forcat e Armatosura Ruse janë në gatishmëri gjatë gjithë orarit për të nisur sulme hakmarrëse me armë me precizion të lartë me rreze të gjatë veprimi në qendrat vendimmarrëse në Kiev.

Ministria shtoi se nëse do të kryheshin sulme të tilla ruse, nuk do të ishte domosdoshmërisht problem nëse përfaqësuesit e një vendi të caktuar perëndimor do të ndodheshin në ato “qendra vendimmarrëse” në Kiev.

Të fundit

Kultivoi kanabis me llamba në Spanjë, arrestohet 28-vjeçari nga Shkodra

Një 28-vjeçar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në aksin rrugor 'Vau i Dejës-Shkodër'. I...

Çfarë i sjell Ukrainës marrëveshja me SHBA për lëndët e para! Si do të funksionojë fondi

SHBA dhe Ukraina duan të krijojnë një fond të përbashkët investimesh dhe rindërtimi. Si do të funksionojë dhe çfarë shpresojnë të arrijnë të dyja...

Ambasada e SHBA në Tiranë: Mos bini pre e agjentëve të rremë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka bërë një njoftim në rrjetet sociale duke paralajmëruar qytetarët shqiptarë të mos bien pre e agjentëve...

Sot seanca për dosjen “Partizani”/ GJKKO shqyrton kalimin ose jo për gjykim të çështjes

Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje, në orën 8.30, për dosjen “Partizani”. Po sot do...

Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 21-vjeçari shqiptar

Një aksident rrugor ku u përfshi një 21-vjeçar shqiptar ka ndodhur pasditen e të dielës në Polikarpi të Almopisë, në Pella. Sipas aridaia365.gr ,...

Lajme të tjera

Web TV