“Tornado” amerikane në Ballkan, Escobar dhe Donfried vizitë në 6 vende

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Ndihmës Sekretarja e SHBA-së, Karen Donfried, do të mbajnë takime në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Çfarë pritet të diskutohet në Shqipëri për konfliktin Berisha-Kim dhe roli i SHBA-ve për të shkëputur Serbinë dhe Bosnjen nga ndikimi rus.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Ndihmës Sekretarja e SHBA-së, Karen Donfried planifikuan turin e tyre diplomatik në vendet e Ballkanit Perëndimor. Vizita e parë u zhvillua dje me kreun e qeverisë së Kosvës Albin Kurti. Sipas kryeministrisë së Kosovës dhe agjendës së publikuar nga DASH, strehimi i afganëve dhe ukrainasve do të jetë në fokus të këtij takimi. “Donfried do ta falënderojë Kosovën për strehimin e afganëve dhe ukrainasve, do të inkurajojë punën në reformat për konsolidimin demokratik dhe integrimin në institucionet europiane dhe euroatlantike dhe do t’i shqyrtojë perspektivat për përparim në dialogun e mbështetur nga SHBA-ja, e të lehtësuar nga BE-ja, me Serbinë, drejt një marrëveshjeje për marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke” – thuhet në njoftimin e DASH. Megjithëse DASH e ka cilësuar si “falenderim” për mbështetjen në anën humanitare, duket se vizita nuk do të përqëndrohet vetën në këtë drejtim. Secili shtet ka specifikat e veta dhe objek diskutimesh me objektiv kryesor është stabiliteti në Ballkanin Perëndimor ku më e ngutshme është vijimi i dialogut mes Serbisë dhe Kosvës për të arritur një marrëveshje që në filanë është njëhja reciproke. Gjithashtu si temë e nxehtë është edhe sitiata në Bosnje Hercegovinë, tashmë që ka një vatër konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës. SHBA-të po investojnë që të shkëputet sa më shumë ndikimi rus në vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas Kosvës do viztohet Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja. Një tjetër pikë është edhe mbështetja për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për procesin e integrimit Evropian. Në këtë kuadër pritet që më 28 prill Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Oliver Varhelyi të viziton Tiranën në kuadër të një turi takimesh në rajon. Vizita e tij vjen para se shtetet e Bashkimit Europian të marrin një vendim në qershor për Konferencën e Parë Ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas axhendës së zyrtarit europian, Siç bëhet e ditur në axhendë, Varhelyi do të vizitojë përveç Shqipërisë, Bullgarinë, Kroacinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vizita në Shqipëri
Në vendin tonë është një tjetër agjendë, pasi duket se edhe falenderimet për pritjen e afganëcve dhe emigrantëve ukrainës është një lajm i “vjetër”. Shqipëria është në egjendën amerikane për të ndikuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Dy format që po ndjek SHBA është shpallja “non grata” nga DASH (Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe Departamenti i Amerikan i Thesarit të persona të ndryshëm. Deri më tani janë gjashtë individë të shpallur “non grata” ku lista kryesohet nga ish-kryeministri Sali Berisha. Gjithashtu është investuar edhe në ngritjen e sistemit të ri të drejtësisë po ende nuk ka rezultate domethënëse duke ulur ndjeshëm pritshmëritë. Megjithatë vizita e dy përfaqësuesve të lartë amerikanë vjen në një kohë kur ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar rëndë ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim se po ndërhyn jo vetëm në çështjet e brendshme të Partisë Demokratike, por edhe në sistemin e drejtësisë.

 

Kurti e quajti presidentin serb “Putin i vogël’, Beogradi: Vuçiç do të mbetet makthi i Hitlerit të vogël

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një reagim ditën e djeshme, është shprehur se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është ‘Putin i vogël’, dhe se me të dhe presidenti e Republika Srpskas në Bosnjë dhe Hercegovinë , Milorad Dodik paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor është e kërcënuar. Por një reagim ka ardhur nga Serbia duke theksuar se njeriu që sot rrezikon paqen është vetë kryeministri Albin Kurti. “Në ëndrrat dhe planet e tilla të Hitlerit, ai shqetësohet nga Presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili po krijon stuhi të reja dhe luan me interesat e popullit serb në Kosovë dhe Metohi.”, thuhet në reagim. Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, theksoi se arsyeja e sulmeve të përditshme të Kurtit ndaj presidentit ser dëshmon përkushtimin e tij për paqen. I them Hitlerit të vogël se Aleksandër Vuçiç do të mbetet makthi i tij sepse kurrë nuk do ta lejojë ta pastrojë Kosovën dhe Metohinë nga serbdët dhe të realizojë ëndrrat e tij për Kosovën etnikisht të pastë”, ka thënë më tej Petkoviç. “Në këtë kohë kur e gjithë bota demokratike është distancuar nga Putini, fqinji ynë verior organizon tubime mbështetëse për Putinin duke i thurur lavde e duke arsyetuar krimet e tij në Ukrainë. Miqtë e tij në Serbi e Republika Srpska synojnë ta joshin Rusinë në Ballkan e për Ballkan. Në Ballkanin Perëndimor, Serbia mbetet vendi i vetëm në Evropë i cili refuzon të sanksionojë Rusinë e siç e pamë këto ditë, madje është edhe e gatshme të braktisë procesin e integrimit në BE vetëm për t’i qëndruar besnik Putinit. Me mikun e Putinit në Republika Srpska të Bosnje Hercegovinës dhe Putinin e vogël të Serbisë, paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor kurrë s’ka qenë më e kërcënuar. Taktika të njëjta të inskenimeve të ngjarjeve e sulmeve për të fajësuar palën tjetër i kemi parë edhe në rajonin e vendin tonë. Ata që besojnë se atë çfarë thotë Beogradi, që vazhdimisht armatoset nga lindja e veri-lindja, nuk duhet ta marrim seriozisht sepse e ka për konsum të brendshëm e për fushatë elektorale, në rastin më të mirë janë naivë. Kështu thoshin edhe për Putinin. Ja që përfundoi fushata elektorale dhe i fitoi zgjedhjet partia-shtet por sanksionet ndaj Rusisë nuk i vendosi.”, thuhej në reagimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Lexo edhe :  Vuçiç: Kemi ushtri të pakrahasueshme, nuk na sulmojnë dot më

Beogradi ndjen pasojat e luftës ruse në Ukrainë

Përveç ofertës dhe kërkesës së pabalancuar në tregun vendas të pasurive të paluajtshme, është shfaqur një trend i ri që rrit më tej çmimet tashmë të larta të banesave me qira në Beograd. Mediat serbe, sqarojnë se me shpërthimin e konfliktit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, një numër i madh i banorëve të të dyja vendeve filluan të shpërngulen nëpër Evropë dhe Beogradi është një nga lokacionet ku ata filluan të vendosen, të paktën përkohësisht. Duke qenë se këta janë individë dhe familje me të ardhura të mira, çmimet aktuale në tregun vendas nuk janë pengesë për ta dhe janë të gatshëm të paguajnë shumë më tepër se çmimet e shpallura vetëm për të siguruar që do të kenë një banesë. Kështu, ka një rast që një apartament që deri pak ditë më parë jepej me qira 400 euro, tani jepet dyfish më shumë dhe siç theksojnë pjesëmarrësit me përvojë të tregut, nëse trendi vazhdon, mund të ndikojë përgjithmonë në çmimin për metër/ katror. Mbi rëndesën e situatës është deklaruar për B92 drejtuesja e një ekipi imobilar, Jelena Davidovië. “Për shkak të krizës aktuale në Ukrainë, një numër i madh i rusëve po largohen nga vendi i tyre dhe Serbia është një nga vendet që ata po zgjedhin. Kjo ka ndikuar në rritjen e kërkesës dhe rrjedhimisht në rritjen e çmimit për metër katror. Kështu që së fundmi, ne kemi vërtet situata ku pronarët po dëbojnë qiramarrësit ekzistues për të tërhequr rusët dhe për të arritur çmime më të larta të qirave. Një shembull tregon se apartamentin që pronarët e kanë dhënë me qira me 400 euro, rusët e paguajnë tani deri në 750. Ata nuk pyesin se sa kushton qiraja”, thekson Davidovië. Këto shifra janë për shtëpi normale, sepse në banesa që ofrojnë pamje apo komoditete të tjera, qeraja kushon në disa mijëra euro.

Të fundit

Një vendim historik për ndarjen e kishës nga shteti në shkollat publike të SHBA-së

25 qershor 1962 Në mes të shekullit të 20-të, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me sfida të mëdha lidhur me...

Berisha publikon pamje/ U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar ditën e sotme pamje dhe shifra, që sipas tij vërtetojnë se nga qeveria u dhanë 6...

Pas 12 ditë bombardimesh “hapet qielli” mbi Irak

Pas 12 ditësh ndërprerjeje totale të trafikut ajror civil mbi hapësirën ajrore të Irakut dhe Iranit, avionët kanë nisur sërish të fluturojnë mbi Bagdad...

Policia gjen fëmijën 4-vjeçar të humbur, rikthehet pranë prindërve

Një fëmijë rreth 4 vjeç është gjetur sot nga Policia e Elbasanit në qendër të qytetit, i pashoqëruar nga të afërm. Menjëherë pas identifikimit, Policia...

Murrizi: Bombardimet në Izrael e Iran nuk ndalen pa mbaruar rinumërimet në Tiranë

Myslim Murrizi ka ironizuar zhvillimet e fundit në botë, por dhe në Tiranë, ku prej disa ditësh ka nisur rinumërimi i votave. “Pas 12 diteve...

Lajme të tjera

Web TV