Erion Veliaj pret kryetarin e Ferizajt: Do projektojmë 30 vitet e ardhshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, me të cilin diskutoi mbi hartimin e një kalendari të përbashkët të aktiviteteve për të rinjtë e dy qyteteve në fushën e inovacionit, artit, kulturës etj. Veliaj u shpreh se ky është një moment i rëndësishëm për të marrë vendime të drejta për të ardhmen e qytetit.

“Pyetja për ne që drejtojmë qytetet është: A po punojmë çdo ditë, jo për të qenë më popullor, por për të marrë vendime të drejta, që ndoshta do jenë popullore? Sot mund të duken çudi për dikë që është mësuar me të vjetrën dhe tradicionalen, ama, nesër nëse fëmijët tanë do mësojnë këto kurse, e nëse qytetet tona do modernizohen, e nëse ekonomitë tona do të fuqizohen, do të thotë se kemi marrë vendimet e duhura”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se Tirana dhe Ferizaj mund të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme, për të projektuar 30 vitet e ardhshme.

“Ajo që i dallon qytetet progresive është aftësia për të parë të ardhmen. Më bëhet vërtet zemra mal teksa shikoj që shumë projekte i kemi të ngjashme dhe më shumë se sa të aspirojmë të mësojmë nga vende shumë larg nesh, duhet të mësojmë nga njëri-tjetri. Shikoj një pafundësi mundësish ku Tirana dhe Ferizaj mund të bashkëpunojnë, siç mund të jetë fusha e kulturës apo orientimi i shkollave drejt industrive të reja. Shoh që kemi një të ardhme të ndritur, por duhet ta fillojmë sot. Unë besoj se dita më e rëndësishme për të projektuar 20-30 vitet e ardhshme është tani”, deklaroi Veliaj.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, deklaroi se ky takim është një bazë dhe siguri e jashtëzakonshme për të ardhmen.

Lexo edhe :  Hapet zyrtarisht Skema: 50% grant për modernizimin e fermave bujqësore dhe blegtore

“Ne jemi model të transformimeve në qytetet tona. Konsideroj se duhet të bëjmë edhe transformimin e marrëdhënieve tona, që të jenë në koherencë të plotë. Rinia nuk pret, e ardhmja jonë nuk pret – E nesërmja lind sot! Prandaj, duhet punuar sot që të ndërtojmë atë që e kemi borxh ndaj të rinjve dhe të rejave. Jam shumë i lumtur që Tirana është pikërisht Kryeqyteti Europian i Rinisë, siç e thamë edhe për kombin, i cili është më i riu në Europë, me moshën më të re. Unë besoj se ky takim, edhe së bashku, edhe me kryetarët e tjerë të komunave të Republikës së Kosovës, por edhe të bashkive këtu, do të jenë një bazë e fuqishme dhe një siguri e jashtëzakonshme që padyshim, se Shqipëria dhe Kosova do të zënë vendin e merituar”, deklaroi Aliu.

Të fundit

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua...

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Euro në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Lajme të tjera

Web TV