Integrimi/ Komisioneri për Zgjerim i zhgënjyer për bllokimin në Shqipërisë në BE  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria dhe Maqedonia po mbahen peng nga Bullgaria duke u bërë pengesë për mos integrimin e tyre në Bashkimin Euripian. Këtë e ka konfirmuar edhe Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Ai ka bërë thirrje për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që të hapet rruga për nisjen e bisedimeve të Shkupit dhe Tiranës

 

Shqipëria ende nuk e ka një datë për tryezën ndërqeveritare për negociatat me Bashkimin Europian, por ka një datë se kur do të bëjë prova për takimet dypalëshe për kapitullin e gjyqësorit. Por si do të realizohen ushtrimet simuluese të takimeve dypalëshe?  Kryenegociatori për aderimin e Shqipërisë në BE nënvizoi me forcë nevojën e një mirëkoordimini mes institucioneve në raportimin e punës së kryer nga secili për plotësimin e kushteve të kërkuara. Por jo çdo institucion i drejtësisë e ka këtë mundësi. Në dy tryezat e njëpasnjëshme të mbajtura të martën për përgatitjen e takimeve dypalëshe për kapitujt e gjyqësorit dhe kriterit politik u theksua rëndësia e angazhimit për procesin e integrimit.

Deklarata e Varhelyi

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka bërë thirrje për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që të hapet rruga për nisjen e bisedimeve të Shkupit dhe Tiranës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në Forumin për Marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, që u mbajt të martën në Sofje, komisionari Varhelyi tha se “jam jashtëzakonisht i zhgënjyer që ende po flasim për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Mendova se e zgjidhëm këtë çështje dy vjet më parë, por kjo tani është kthyer në tryezë”. Varhelyi theksoi se BE-ja nuk ka as kohë dhe as interes që të shtyjë konferencat e para ndërqeveritare me Shkupin dhe Sofjen. “Të gjitha shtetet anëtare duhet të kuptojnë fuqinë transformuese të procesit të anëtarësimit. Dhe ky është mesazhi që po sjell përsëri në Sofje. Kam qenë këtu para tre javësh dhe do të vij sa të jetë e nevojshme për ta zgjidhur këtë çështje në qershor të këtij viti, sepse lufta në Ukrainë na ka treguar se nuk kemi kohë për të humbur dhe as interes që ky proces nuk vonohet”, tha ai. Sipas tij, “lufta në Ukrainë dhe mësimet e së kaluarës kanë treguar se procesi i integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të përshpejtohet”. Por, pavarësisht kërkesës së komisionarti i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë së Mirë, Oliver Varhelyi, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Shkupit dhe Sofjes, ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska, përsëriti se vetoja bullgare për Shkupin nuk do të hiqet pa u përmbushur kërkesa për përfshirjen e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. “Është kusht i deklaratës së Kuvendit kombëtar bullgar dhe është konfirmuar nga Këshilli konsultativ për Sigurinë Kombëtare. Në këtë fazë është e rëndësishme që ky kusht të plotësohet para fillimit të negociatave”, ka deklaruar Gençovska në Forumin për Marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit në Sofje. Kundërshtimet e Sofjes, kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, i ka vlerësuar si luftë politike mes partive bullgare, për shkak të paqëndrueshmërisë së Qeverisë bullgare. “Lufta politike në një vend fqinj, shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe retorika populiste- nacionaliste nuk mund të jenë pengesë për anëtarësimin e një vendi që ka katër raporte radhazi për të nisur Konferencën e parë ndërqeveritare”, ka deklaruar në Shkup kryeministri Kovaçevski. Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, në nëntor të vitit 2020 ka përdorur veton për të bllokuar Maqedoninë e Veriut për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian. Sofja konteston gjuhën dhe identitetin maqedonase duke kërkuar nga Shkupi që të pranojë “rrënjët bullgare” në identitetin e tyre. Bullgaria gjithashtu kërkon respektimin e të drejtave të bullgarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut duke kërkuar përfshirjen e tyre në kushtetutën e këtij vendi, si popull shtetformues.

Lexo edhe :  Protesta e opozitës kundër mbylljes së TikTok, ja ku do të zhvillohet tubimi dhe orari

 

Integrimi

Zef Mazi: Kapitujt 23 dhe 24 janë lokomotiva e procesit të integrimit

 

Integrimi mbetet një sfidë për Shqipërinë dhe për Kryeministrin Edi Rama që sa herë i është dhënë mundësia për ta kritikuar Bashkimin Europian e ka bërë. Por duket se Shqipërisë i është dhënë një mundësi më shumë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Zef Mazi, kryenegociatori për në Bashkimin Europian tha se kapitujt 23 dhe 24 janë lokomotiva e procesit të integrimit. “Kapitujt 23 dhe 24 janë lokomotiva e procesit të integrimit. Janë kapituj vendimtarë në hapjen e kapitujve të tjerë. Nëse nuk bëhen mirë detyrat e shtëpisë në këto kapituj, të tjerët mbeten në klasë”. Kështu është shprehur kryenegociatori Zef Mazi në takimin e parë me ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet përgjegjëse për kriterin politik mbi procesin e anëtarësimit në BE. Sipas tij, gjatë këtyre vetive Shqipëria ka bërë progres dhe një vend kryesor e zë reforma në drejtësi. “Gjatë viteve, Shqipëria ka bërë progres domethënës. Kriteret e Kopenhagenit janë shtylla. Reforma në drejtësi zë vend të posaçëm si një nga reformat më transformuese. Krijimi i institucioneve të reja ka rritur transparencën. Kjo reformë ka rikthyer besimin e popullit te sistemi i drejtësisë. Situata ku ndodhemi sot nuk ka të bëjë me realizimet apo mosrealizimet. Të dyja palët sot janë duke kryer diskutime intensive. Teksa po hyjmë në një fazë të rëndësishme të procesit duhet mbajtur parasysh disa faza. Koordinimi i kryenegociatorit me institucionet përgjegjëse është kyç. Duhet të jetë e qartë: kjo është aspirata më e rëndësishme e vendit tonë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Mazi.

 

 

 

 

Të fundit

Kryesia e PD miraton emrat e listave të mbyllura. Kush janë kandidatët në 12 qarqet

Kryesia e Partisë Demokratike (PD) ka finalizuar sot listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit në...

Të ardhur nga SHBA, Kanadaja dhe Londra, PS zgjedh përfaqësuesit e Diasporës

Kryesia e Partisë Socialiste, vijon prej orës 18:00 mbledhjen, ku edhe po diskutohen listat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Mësohen emrat e...

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Enkeleda Kapedani

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të mërkurën më 12 mars lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda...

Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve

Ilir Yzeiri Tani që po shkruaj këto radhë është ora 17 e ditës së mërkurë dhe nesër, ditën e enjte, më 13 mars 2025, në...

Formacionet zyrtare të derbit Atletico-Real Madrid, Ancelotti starton me të gjitha forcat

Atletico Madridi pret Real Madridin për ndeshjen kthyese të 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve. Përballja e parë në Santiago Bernabeu kishte përfunduar me...

Lajme të tjera

Web TV