Putini si Hitleri, sëmundja e rëndë që “pushtoi” dy liderët famëkeq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë më parë mediat e huaja publikuan një video, ku shihej Presidenti rus, Vladimir Putin duke iu dridhur duart. Imazhet në fjalë shtuan më shumë dyshimet mbi shëndetin e liderit të Kremlinit, që thuhet sistematikisht kohët e fundit që vuan nga një sëmundje.

Video është fiksuar gjatë takimit që Putini pati me liderin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko. Lideri rus, shfaqet duke iu dridhur duart në mënyrë të pa kontrolluar gjatë takimit me mikun e tij. Kjo nxiti spekulime të mëtejshme për gjendjen e tij shëndetësore pasi pamjet dhe imazhet u shfaqën që tregonin fytyrën e tij të fryrë. Për analogji, mediat kanë risjellë disa fakte nga Adolf Hitler dhe gjendjen e tij të dobët shëndetësore teksa Gjermania përballej me humbjen totale në Luftën e Dytë Botërore.

Imazhet ishin nga të fundit që ai u pa gjallë dhe shfaqej jashtë bunkerit të tij në Berlin.

Ajo kishte si qëllim të tregonte se si Hitleri ishte ende në komandë, edhe kur trupat e Bashkimit Sovjetik po rrethonin kryeqytetin gjerman.

Klipi, i cili u zbulua në një laborator filmi në Gjermaninë Lindore në vitet 1970, tregoi dorën e majtë të liderit nazist duke u dridhur fuqishëm teksa ai e mbante pas shpine, për të shmangur skenat e “turpshme”.

Historiani britanik Richard Evans tregoi më parë se si Hitleri filloi të shfaqte simptoma të sëmundjes së Parkinsonit në fillim të luftës.
Përveç dëmtimit të proceseve të të menduarit, Parkinson mund të dëmtojë qëndrimin dhe kontrollin e muskujve.

Kujtojmë se Hitleri vrau veten brenda bunkerit të tij, i cili ishte ndërtuar pranë Kancelarisë së Rajhut të Berlinit, më 30 prill 1945.
Vrasësi masiv i mori jetën edhe gruas së tij Eva Braun, me të cilën ishte martuar një ditë më parë.
Deri atëherë, Gjermania ishte në prag të humbjes totale kundër forcave aleate dhe ruse.

Të fundit

PD: Dështimi me votën e diasporës, përgjegjësi e Celibashit

Partia Demokratike ka deklaruar se do të ndjekë procedurat ligjore për dështimin e procesit të votës të diasporës që...

Humbja e zgjedhjeve/ Berisha i bën kërkesën e çuditshme Trump

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas operacionit të fundit “Ura”, duke bërë një thirrje drejtpërdrejtë ndaj qeverisë amerikane dhe ish-presidentit Donald...

Për faj të një derri, fustani blu nuk u vesh kurrë

Në një fshat të vogël, atje ku koha ngul kapëset e mëngëve në shinat e inercisë, por lodhja vrapon si tajfun, jetonte një nënë....

Trump përshkallëzon luftën tregtare me BE-në: Do ta luaj lojën sipas mënyrës sime!

Deklaratat e Donald Trump ditën e djeshme se ai “nuk po kërkon një marrëveshje” me Brukselin, të shoqëruara me kërcënimin për vendosjen e tarifave prej 50%...

Qëlloi mjeken dhe përplasi automjetet e policisë, arrestohet 42-vjeçari

Enis Vrapi, 42 vjeç, është arrestuar nga Policia e Shtetit pas një incidenti të rëndë të ndodhur paraditen e së premtes, më 23 maj,...

Lajme të tjera

Web TV