Iu bë ftesë të rikthehej në PD, Patozi e refuzon: S’jam në kërkim të ndonjë partie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Astrit Patozi i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha pas ftesës së këtij të fundit për t’u rikthyer në Partinë Demokratike. Patozi ka refuzuar këtë ftesë, duke sqaruar se nuk është në kërkim të ndonjë partie. “Aq më pak të atij lloji, që janë katandisur si mos më keq nga drejtimi i gabuar për një kohë të gjatë dhe të pandërprerë”, shprehet ai, ndërsa ka postuar edhe një foto nga 8 janari.

Më tej, ish-nënkryetari i PD thotë se ndihet mirë në jetën e tij të lirë dhe shton se “nuk ka menduar se politikë bëhet vetëm brenda një partie dhe vetëm rrotull një udhëheqësi legjendar dhe të pagabueshëm.” Ai thotë se ftesa “për dasmë” siç e quan ai është bërë pas mesnate, e njëjtë me atë siç e larguan.

Reagimi i plotë: FALEMINDERIT, POR NUK JAM NË KËRKIM…

Faleminderit që na kujtojnë ende, por unë nuk jam në kërkim të ndonjë partie. Aq më pak të atij lloji, që janë katandisur si mos më keq nga drejtimi i gabuar për një kohë të gjatë dhe të pandërprerë.

Ndihem shumë rehat sot me jetën dhe lirinë time, ndërkohë që për asnjë çast në këtë botë nuk kam menduar se politikë bëhet vetëm brenda një partie dhe vetëm rrotull një udhëheqësi legjendar dhe të pagabueshëm.

Por meqë ftesa verbale për “dasëm” qenka bërë pas mesit të natës, kujtoj se e njëjta gjë ka ndodhur edhe 5 vjet më parë, kur na larguan. Natyrisht, pa votë dhe pa mbledhje forumesh politike.

Të paktën, orën mund ta kishin ndërruar. Se në dorë vetë e kishin, si atëherë edhe tani.

Në një deklaratë për mediat mbrëmjen e së mërkurës pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, Berisha tha se do t’u bëhen ftesa të gjitha figurave të larguara gjatë viteve që partia drejtohej nga Lulzim Basha, me qëllim hapjen e partisë. Ish-kryeministri përmendi Jozefina Topallin, Arben Imamin, Majlinda Bregun dhe Astrit Patozin.

Të fundit

Një tjetër kapitull pranë Europës, a jemi më pranë se kurrë anëtarësimit?

Bashkimi Europian ka ftuar Shqipërinë të hapë një tjetër kapitull të negociatave pë anëtarësim. Lajmin dhe dha kryeministri Edi Rama,...

Lufta në Gaza, Guterres i “tmerruar” nga sulmet ndaj ndërtesave të OKB-së

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, shprehu tronditje nga raportet për sulme ndaj ndërtesave të Kombeve të Bashkuara pas ofensivës ushtarake izraelite në...

Jam shkrimtare nga Ballkani. Pse njerëzit supozojnë se di vetëm për luftë e tragjedi?

Lexuesit humbasin kur portierët anglishtfolës vendosin çfarë librash shiten dhe cilat histori tregohen Ana Schnabl* Kam marrë pjesë në një konferencë shkrimtarësh amerikanë në Teksas, pak...

I nxehti, 6 viktima në Itali/ Mjekët: Shkaku i vdekjeve temperaturat e larta

Gjashtë persona kanë humbur jetën në Itali që nga e premtja e kaluar si pasojë e valës së të nxehtit që ka goditur jugun...

Aksident tragjik në Bulqizë, makina del nga rruga, dy të vdekur dhe një i plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 14:15 në zonën e njohur si “Antena”, në Qafë-Buall të Bulqizës. Sipas informacionit...

Lajme të tjera

Web TV