Një vit më parë iu ekzekutua djali i xhaxhait, kush është shënjestra e atentatit të sotëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shënjestra e atentatit të mbrëmjes së sotme në Shkodër është Dede Planaj, djali i xhaxhait të Bardhok Planajt që u ekzekutua një vit më parë në të njëjtën lagje me 100 plumba.

I plagosuri është 60 vjeç dhe raportohet të ketë marrë dy plumba në këmbë dhe një në krah. Aktualisht ndodhet në spitalin Rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10, ndërsa nuk dihet ende se kush janë autorët e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës nga ana policore me qëllim kapjen e tyre.

Kush është Bardhok Planaj?

Bardhok Planaj u ekzekutua me 100 plumba mbrëmjen e 4 Prillit të 2021, ku rreth 30 u gjetën në trupin e tij pas ekspertizës mjekoligjore. Viktima ishte në lëvizje me makinë teksa u ekzekutua, pikërisht në të njëjtën lagje që u qëllua sot djali i xhaxhait të tij.

Bardhok Planaj njihej në Shkodër me nofkën “Kumbari” dhe ishte dënuar me burgim në mungesë në 2014-ën nga Gjykata e Rrethit Shkodër për tre vepra penale: “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”.

Atij iu bë një atentat i mirëfillte pasi viktimën e kanë ndjekur për rreth 150 metra dhe në një moment kanë ecur paralelisht me të duke e qëlluar.

Ende sot, krimi i një viti më parë ndaj Bardhok Planajt, mbetet pa autor pasi ende nuk është bërë e mundur identifikimi dhe kapja e tyre.

Afër vendit të ngjarjes ku u ekzekutua Planaj u konstatua një makinë e djegur, brenda së cilës u gjetën dhe 2 armë të cilat dyshohet se ishin të autorëve.

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV