Banori i ‘jep’ notën 10 për rindërtimin, Rama batuta: Ta bëjmë Shqipërinë si Thumana

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditën e Bajramit, 150 familje në Thumanë do të marrin çelësin e shtëpive të rindërtuara në Thumanë. Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në ceremoninë e dhënies së shtëpive, ku inspektoi edhe disa prej banesave. Një banori i Thumanës i kushtoi Ramës një letër mirënjohje për punën e bërë në Thumanë, madje ai i vendosi notën 10, duke e cilësuar si një punë të mrekullueshme.

Pjesë nga biseda:

Rama: Mirë ka dalë e?

Qytetari: Shumë mirë ka dal

Rama: Vetëm për t’iu përshëndetur…

Qytetari: Një minutë do ulesh se kemi traditën tonë….

Qytetari: Jam i gëzuar të marr çelësat e shtëpisë nëpërmjet jush, programi i rindërtimit ka qenë fantastik që e ka kthyer Thumanën në një qytet të bukur dhe turistik. E vlerësojmë se qeveria bashkë me donatorët e fitoi botërisht betejën me tërmetin duke marrë notën 10. Rama është treguar burrë shteti bashkë me anëtarët e qeverisë dhe kryetarin e bashkisë Krujë kanë qenë gjithmonë pranë nesh në Thumanë. Faleminderit kryeministër, ju i keni fituar zemrat tona dhe ne jemi mbështetja juaj për të bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

Rama: Për ta bërë Shqipërinë si Thumana. Në fillim nuk e ke besuar!

Qytetari: Kur u ndërtuan, nuk me pëlqyen, por kur u rrethuan e u bënë më gjitha kushtet, jam shumë i kënaqur.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV