“Kuvendi i ndarjes së sukseshme të PD-së”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Nuk e di ku e shihni ju një drejtimshin e PD paso për mua PD ka marrë dy drejtime të ndryshme. Kuvendi i të shtunës sanksionoi me sukses ndarjen përfundimtare të partisë më të madhe të opozitës pasi nuk arriti të behet një kongres  i të tërë demokratëve. Djegia e çdo ure bashkëpunimi midis palëve dhe nxitimi i Berishës për të marrë sa më parë zyrtarisht kreun e PD çoi që kuvendi i fund prillit të jetë thjesht një vazhdim i atij të 11 janarit  dhe të jetë eskluziv kongres i Grupit të Rithemelimit. Tashmë PD është në dy pjesë që duket se do kenë axhenda të ndryshme siç do të kenë të ndryshme dhe rrugëtimin dhe fatin politik. Është naivitet që prej zhurmës së daulleve të kongresit ta quash të përbyllur fatin e PD-së me fjalimin të quajtur programatik të Berishës dhe ovacionet për të. Ashtu siç është e pasaktë arësyetimi se tashmë Berisha ka mrrë PD-në por nuk ka me vete grupin parlamentar. Realiteti është shumë më i thjeshtë. Berisha thjesht po zyrtarizon lidershimin në atë pjesë të partisë e cila i vajti pas gjatë takimeve të Foltores dhe u stopua me kaq. Berisha nuk deshi apo u ngut të nxitojë drejt marrjes së kryetarllëkut pa unifikuar më parë partinë. Pas asaj beteje të ashpër midis dy palëve në parti, PD kish nevojë për një periudhë pause ku  të reflektohej dhe të shtrohej me seriozitet e pa u ngutur një platformë bashkimi. Fakti që një pjesë mund të të jetë më e madhe apo më e vogël në peshën e brendshme në familje ka pak rëndësi. Bashkimi nuk mund të vijë kur një plaë i imponohet tjetrës por duke krijuar marrëdhënie besimi e duke dëshmuar tolerancë në vend të imponimit. Por duket se Berisha nuk kish kohë dhe nxitoi në axhendën e vet jo për hir të PD-së por për ta përdorur partinë si një mburojë në luftën e nisur me SHBA. Kriza në PD tashmë ka hyrë në një fazë të re. Këse deri më tani kriza pranohej por që gjithësesi kish ende një shpresë se palët do të gjenin mënyrën për tu ribashkuar në një familje, tashmë rrugët quhen të ndara. Është absurd të mendohet se përplasja ka të bëjë vetëm me grupin parlamentar. Kjo nuk është çështje deputetësh, pasi çarja dhe ndarja shkon nga maja e deri poshtë në anëtarësinë e thjeshtë të partisë. Pa përmendur dhe një masë të gjerë që ndihen të neveritur nga kjo përplasje dhe po i  rrinë larg të dy palëve në konflikt.

Berisha po ndjek rrugën e vjetër që dikur i solli sukses, nga dështimi i vitit 1997-2005 kur mori pushtetin. A jemi në të njëjtat rrethana që Berisha të rishkruajë historinë?

A e mendoni se krahasimi juaj për skemat e Berishës shkon larg në kohë dhe se kanë kaluar 25 vita që nga viti i mbrapshtë i 1997? Po a është serioze që pas kësaj kohe të rrijmë e të analizojmë se çdo të bëjë a çfarë skemash po ndjek një personazh që mbetet po aty gjithmonë prej mëse 32 vitesh? Nëse po atëhere ne jemi një popull pa shpresë. Po a ka mbetur ndonjë produkt i i fillimviteve  90 ende aktiv në politikë? Në cilin vend të Evropës mund të ketë një rast të vetëm? Ata janë thjesht pjesë e historisë së vendeve të tyre, me të mirat e të metat që shoqëroi aktivitetin e tyre, pasi shoqëritë e sotme kërkojnë brezin e sotëm për të drejtuar vendet e tyre. Për askënd këto shoqëri nuk janë aq bujare sa tu japin mundësi për të rishkruar historinë sic po tregohemi ne kaq syleshë. Dhe në rastin e Berishës do të ishte rasti për ta rishkruar historinë për herë të tretë. Kjo është e tepërt. Ashtu siç është e tepërt që në Shqiperi kemi jo një por dy raste të politikanëve të fuqishëm që vijnë nga thellësitë e 1990.

Lexo edhe :  Njëlloj sikur të mundë miza, elefantin

Për një vit vendi do zhvillojë zgjedhjet lokale në të 61 bashkitë e vendit, nëse PD me Berishën në krye dështon, a mund të lindin pakënaqësi edhe nga grupimi që sot e mbështet atë dhe të kërkojnë largimin e tij?

Edhe një herë për saktësi. Nuk e dimë ende nëse PD do të jetë Berisha apo çfarë sigle e re do të lindë nga kalvari i gjyqeve që duket se do të vijojnë krizën e ndarjes së PD-së aktuale. Dhe nëse PD ndahet atëhere çdo project quhet i dështuar, qoftë ky dhe fat ii zgjedhjeve të ardhshme. Nuk besoj se përfundimi do të ish ndryshe. Pastaj nëse do të kish pakënaqësi ndaj Berishës apo jo, kjo pak do të kish rëndësi nëse PD do të jetë ndarë me sukses.

Pa elektorat mbështetës, por me mandatin e deputetit dhe mbështetjen e SHBA-ve janë kryetari në detyrë Enkelejd Alibeaj dhe përkrahësit e tij, që në një lloj mënyrë mund të quhen edhe “trashëgimtarët e Bashës”. A është ky grupim problem për ish-liderin Berisha?

Ky nuk është grupim por një pjesë e partisë që shkon deri në bazë. Dhe nëse nuk është problem për Berishën ,shkëputja e tyre është problem për PD-në. Nuk do të kemi një parti që do të jetë poli i rëndësës dhe që përfaqëson opozitën. Humbja e peshës së saj do të sjellë ndryshime për të cilat edne nuk mund ti dimë në skakierën politike. Ndryshimi i balancave në mënyrë kaq të papritur gjithësesi nuk është diçka positive për vetë shoqërinë. Nëse opozita nuk është funksionale as demokracia nuk mund të jetë e plotë e funksionale dhe ky përbën një problem shqetësues deri sa rigjenden ekuilibrat e rinj. Pasi çdo boshllëk do të duhet të plotësohet me diçka tjetër. Për momentin ende nuk e dimë se çfarë ekipi do ta mbushë këtë boshllek. Do të jetë një nga dy pjesët e PD që do ti dujet të rritet gradualisht por që për këtë do ti duhet kohë, apo në sfond do të dalin realitete e inisiativa të reja politike? Është ende herët të flasim për këtë ndërsa ska përfunduar akoma procesioni përmbyllës i një force politike që dominoi në 30 vjet në vend dhe që tashmë po ndahet në kushedi sa pjesë.

Të fundit

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Rritet numri i pensionistëve më 2023, por jo përfitimet!

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit. Sipas të dhënave...

Lajme të tjera

Web TV