Volodimir Zelensky flet sot në Kuvendin e Shqipërisë! Ja mesazhi që pritet të përcjellë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot deputetët do të mblidhen në një seancë të posaçme parlamentare.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, do të përcjellë sot në parlamentin shqiptar mesazhin e tij para ligjvënësve shqiptarë, nëpërmjet një video call. Seanca dedikuar luftës në Ukrainë dhe suportit ndaj saj do të mbahet në orën 13:00. Burime thonë se Zelensky, pritet të informojë deputetët shqiptarë lidhur me situatën në Ukrainë dhe të shprehë mirënjohjen për mbështetjen e Shqipërisë.

Që prej nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë, vendi ynë është rreshtuar krah vendeve anëtare të NATO-s dhe OKB në qëndrimin pro Ukrainës dhe sanksioneve ndaj Rusisë.

Kujtojmë se Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky telefonoi dhe kryeministrin Edi Rama më 5 mars teksa biseduan lidhur me situatën e luftës. Teksa kryeministri Rama i ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë me të gjitha mënyra që ajo ka mundësi edhe pse do të donte të bënte më shumë, Zelensky ka shkruar se është mirënjohës për mbështetjen e Ukrainës në këto ditë të vështira.

Rama ndau një pjesë të bisedës që ka zhvilluar me Zelenskyn ku e garantonte atë jo vetëm se Shqipërisë do e mbështesë atë në OKB së bashku me SHBA si bashkëpenëmbajtës, por edhe dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë.

Të fundit

Bota e luksit/ The Economist: Si u sfidua rënia e markave, ja mësimet që mund të nxirren

ndustria e luksit ka humbur shkëlqimin, shkruan The Economist. Ngadalësimi i ekonomisë kineze dhe kriza e kostos së jetesës...

Deputeti i PD Bledion Nallbanti dhe vëllai i tij godasin me grushte një drejtues kamioni

Kandidati i PD në qarkun e Korçës Bledion Nallbanti, dhe vëllai i tij Alti Nallbati, i njohur si “Duçja”, janë përfshirë mbrëmjen e djeshme...

Pse nuk del në debat me Berishën? Rama: S’më ka lënë të vdekur pa më pështyrë

Edi Rama ka komentuar për herë të parë ftesën për debat që Sali Berisha i ka bërë disa herë gjatë kësaj fushate elektorale. I pyetur...

Himarë! Aksidentohet parashutisti me banderolën elektorale, bëri ulje të gabuar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në Himarë gjatë një tubimi elektoral. Mësohet se parashutisti Xhonatan Islami, teksa po valëviste banderolën e kandidatit socialist...

Horoskopi i ditës së diel, 4 maj 2025.

Dashi (21 mars – 20 prill) Kjo e diel është një ftesë për të ndalur ritmin dhe për të dëgjuar trupin e shpirtin. Hëna në...

Lajme të tjera

Web TV