Dy shqiptarë kanë rënë në duart e drejtësisë britanike pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike në një fermë kanabisi në Britaninë e Madhe.
Si rrjedhojë shqiptari, Jetmir Metushi është dënuar me pesë vite burgim nga drejtësia angleze.
Ndërsa shqiptari tjetër Aleks Gjini është dënuar me 2 vite e gjysmë burg.
Gjykatësi Marson urdhëroi gjithashtu asgjësimin e drogës dhe pajisjeve të sekuestruara, si dhe konfiskimin e parave të sekuestruara gjatë hetimeve.
Mësohet se Shqiptari Jetmir Metushi siguronte godina bosh në të cilat ndërtonte ‘shtëpitë e barit’. Ai ua ka mësuar edhe të tjerëve se si t’i drejtojnë dhe menaxhojnë fermat e kanabisit, raportojnë mediet britanike.
Ndërsa shqiptari tjetër Aleks Gjinin punonte si roje dhe kultivues i kanabisit. Në një nga fermat e ngritura nga Metushi u gjetën 402 bimë kanabisi gati për korrje, me një vlerë të përllogaritur afro 200 mijë paund nëse do të hidheshin në treg.
32 vjeçari Gjini ra në prangat e policisë teksa u përpoq t’i shpëtonte efektivëve në afërsi të fermës së kanabisit. ishte rekrutuar nga Metushi vetëm pak muaj para se të arrestohej.
Metushi u dënua me 5 vjet burg dhe Gjini me 2.5, ndërsa gjykata urdhëroi asgjësimin e drogës dhe pajisjeve të tjera, si dhe konfiskimin e parave.