Një gjeneral, Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga burime brenda grupit parlamentar të PS, mësohen disa nga emrat e propozuar për postin e presidentit të Republikës.

Një prej emrave më të kuotuar në procesin e propozimeve në PS është ai i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, Bajram Begaj.

Begaj ka gradën madhore “Gjeneral Major” është “Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes” dhe ka hyrë në historinë e FA, si mjeku i parë në ushtri i cili arrin që të bëhet gjeneral major, e cila është grada më e lartë.

Gjeneral Major Bajram Begaj, ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998. Ai gjithashtu ka përfunduar ‘Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë’, ndërsa mban edhe titullin ‘Profesor i Asociuar’ në Mjekësi.

Gjatë karrierës 31 vjeçare ushtarake ka kryer shumë kurse për Sigurinë dhe Mbrojtjen si dhe kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai e mori detyrën e shefit të Shtabit në 2020 dhe para kësaj ka mbajtur një sërë detyrash mes të cilave: Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor, etj.

Ai është i martuar me Armanda Begaj dhe baba dy fëmijëve.

Të fundit

BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi

Sektori i turizmit vijon të jetë shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare. Sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë...

Neni 503, 504, 506… Kodi Penal… I thoni tellallit tua kujtojë

Nga Leonard Veizi Kodi i ri Penal, i prezantuar së fundmi si draft nga qeveria, ka ndezur debate të forta mes juristëve, gazetarëve dhe qytetarëve...

Kamala Harris nuk do të kandidojë për guvernatore të Kalifornisë

Harris do të kishte kandiduar për të zëvendësuar guvernatorin demokrat Gavin Newsom, i zgjedhur në vitin 2019 dhe kundërshtar i vendosur i Donald Trump,...

Janar-korrik mbi 100 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës

Nga muaji janar deri tani rreth 100.500 vizitorë në kalanë e Shkodrës. Kalaja e Rozafës është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë...

Draft-Kodi i Ri Penal, del foto e grupit të punës dy vite më parë në Drilon

Dy vite më parë, në Drilon, është zhvilluar një takim i rëndësishëm për hartimin e Kodit të Ri Penal, ku Grupi i Punës është...

Lajme të tjera

Web TV