Ndërsa në selinë e PD-së u diskutua për qëndrimin që do të mbajnë për zgjedhjen e presidentit të ri, u konfirmua çarja e madhe e opozitës. Partia Demokratike thuajse ndahet zyrtarisht në tre grupime. Disa me Berishën, disa me Bashën dhe të tjerë që nuk janë me asnjë.
Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është zhvilluar me tone të larta dhe debate të shumta. Zgjedhja e Presidentit ka qenë shkak për të trazuar debatet në PD-në e shpërndarë prej kohësh. Mbledhja është thirrur nga kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, i cili ka thënë se mbledhja është informuese mbi procesin. Ndërkohë pala tjetër që mbështet Berishën nuk e njeh Alibeajn si kreun e grupit, pasi sipas tyre u shkarkua në Kongresin e 30 prillit. Alibeaj pohoi para kolegëve të tij demokratë se qëndrimi mbi këtë çështje duhet të merret nga të gjithë deputetët. Gjithashtu pranoi se ka një tentativë për të përçarë edhe Grupin Parlamentar, duke shtuar se gjate ketij muaji kanë berë përpjekje serioze për të bashkuar grupin. “Kjo është një mbledhje informuese e kolegëve për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, duke synuar hapjen e debatit brenda grupit parlamentar të PD për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Sot nuk kemi për të marrë asnjë vendim, sepse mbledhja është me natyrë informale për informimin tuaj për ecurinë e deri tanishme dhe shkëmbimin e mendimeve. Me disa prej kolegëve kam diskutuar edhe personalisht dhe i di mendimet e tyre, me intereson që vendimin për procesin ta marrim të gjithë bashkë, në një moment tjetër, pasi të kemi ezauruar fazën e marrjes së mendimit të secilit. Ka një tentativë për të përçarë edhe Grupin Parlamentar, edhe pse gjate ketij muaji kemi berë përpjekje serioze për të bashkuar grupin. Nuk e kuptoj dot këtë sjellje dhe është një tjetër akt përçarës. Secili nga anetaret e ketij grupi kane bere perpjekje për të mos lejuar përçarjen e partisë. Refuzoj me forcë çdo te tentativë për ndarjen e partisë, dhe me gjithçka kam në dorë do bëj çmos që kjo mos të ndodh.”, tha Alibeaj.
Reagimi i Gazmend Bardhit
Në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi është shprehur se duhet të propozohen kriteret dhe procedurat, për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai po ashtu ka theksuar se nuk duhet të ketë komplekse për shkak se ka sulme nga një grup të i ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa ka shtuar se opozita ka punuar që në PD të mos ketë përçarje.Më tej ka theksuar se presidentin e zgjedh parlamenti dhe vendos Grupi Parlamentar. ”Të propozojmë kriteret dhe procedurat. Ne duhet të vazhdojmë me opozitën. Dhe mos te kompleksohemi se një grup i Berishës na sulmon. Ne nuk ju përgjigjemi me të njëjtën gjuhe për të ruajtur PD. Ne jemi ruajtur mos ta përçajmë PD. Na sulmojnë sot që mos të marrim pjesë te presidenti. Ata qe deri dje thonin perse bojkotoni. Pra kuptohet kush ka qenë pas bojkotit deri dje. Presidentin e zgjedh parlamenti dhe vendos Grupi Parlamentar. Nuk vendos Jozefina, Rudina dhe Murrizi në Këshill Kombëtar. Ata që deri dje sulmonin PD”, ka thënë Bardhi.
Alibeaj thërret grupin e PD, Boçi: Është nul, nuk vendosin ata për presidentin
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, e ka quajtur të pavlefshme mbledhjen e grupit parlamentar të thërritur nga Enkelejd Alibeaj, për çështjen e Presidentit të Republikës. Sipas tij, i vetmi organ i PD që mund të mbajë qëndrim politik për këtë çështje, është Këshilli Kombëtar. “Lidhur me mbledhjen e grupit parlamentar, të thirrur sot nga zoti Alibeaj, në cilësinë e nënkryetarit të grupit deklaroj se ajo është nul”, tha Boçi në një postim në rrjetet sociale. “Është nul për dy arsye: Së pari zoti Alibeaj ka tagrin e Ramës dhe të Ballës, por nuk ka tagrin e demokratëve te cilët e kanë shkarkuar atë në Kuvendin e datës 30 prill. Së dyti mbledhjen e grupit e thërret Kryesia e Grupit dhe jo një deputet, qoftë ai i njohur nga Rama si përfaqësues grupi. Prandaj nga ky moment kërkoj në ditët në vazhdim thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Grupit, për të diskutuar e vendosur për mbledhjen e Grupit Parlamentar. Grupi parlamentar i PD nuk mund të mblidhet sa herë e kërkon e kur e kërkon Rama-Balla. Ne nuk mund të shkojmë pas qerres së Ramës çfarëdolloj pamje të ketë ajo. Këtu nuk bëhet fjalë për bojkot. Koha e bojkotit dhe e pazareve ka perënduar. Qëndrimin politik në raport me çështjen e zgjedhjes së Presidentit e vendos Këshilli Kombëtar, si organi më i lartë vendimmarrës politik pas Kuvendit dhe e pasqyron në qëndrim Grupi Parlamentar. Kjo është rruga statutore e funksionimit të Partisë Demokratike”, tha Boçi.
Përçarja në Partinë Demokratike, si u ndanë deputetët e selisë blu
Mes debateve dhe përçarjes Partia Demokratike ka mbledhur sot Grupin Parlamentar, të thirrur nga Enkelejd Alibeaj, të cilin grupi i Rithemelimit dhe disa deputetë që e mbështesin nuk e njohin si kryetar të Grupit, pasi Kuvendi i 30 prillit e shkarkoi atë nga ky post. Mësohet se janë 15 deputetë të Komisionit të Rithemelimit, të cilët e quajnë nul mbledhjen e djeshme dhe sipas tyre Aliebaj është i shkarkuar nga kryetar i Grupit Parlamentar.
Deputetët e Komisionit të Rithemelimit qe e quajnë nul mbledhjen e sotme dhe nuk e njohin Alibeajn janë:
1.Flamur Noka
2.Edi Paloka
3.Tritan Shehu
4.Albana Vokshi
5.Luciano Boçi
6.Edmond Spaho
7.Luan Baçi
8.Agron Shehaj
9.Sorina Koti
10.Oerd Bylykbashi
11.Isuf Cela
12.Bujar Leskaj
13.Belind Kelliçi
14.Sali Berisha
15.Elda Hoti
Deputetet qe kane marre pjese ne mbledhje:
Por është edhe një grup tjetër prej 20 deputetësh të Partisë Demokratike, të cilët kanë marrë pjesë në mbledhjen e djeshme.
- Kastriot Piroli
- Orjola Pampuri
- Jorida Tabaku
- Dhurata Çupi
- Merita Bakiu
- Lindita Metaliaj
- Emilja Koliqi
- Seladin Jakupllari
- Dashnor Sula
- Zheni Gjergji
- Eralda Tase Bano
- Saimir Korreshi
- Ervin Salianji
- Kreshnik Çollaku
- Enkelejd Alibeaj
- Ferdinant Xhaferraj
- Arbi Agalliu
- Gazment Bardhi
- Lefter Gështenja
- Flamur Hoxha
DEPUTETET QE NUK MOREN PJESE NE MBLEDHJEN E GRUPIT
Por janë edhe një grup tjetër deputetësh, të cilët nuk kane marre pjese ne mbledhjen e sotme, mes tyre edhe ish kryetari i PD, Lulzim Basha, apo Grida Duma dhe Agron Gjekmarkaj.
1-Grida Duma
2-Agron Gjekmarkaj
3-Flutura Acka
4-Ina Zhupa
5-Alfred Rrushaj
6-Kasem Mahmutaj
7-Xhelal Mziu
8-Helidon Bushati
9-Greta Bardeli
10-Andia Ulliri
11-Bledion Nallbati
12-Fation Veizaj
13-Ilda Dhori
14-Tomor Alizoti
15-Zef Hila
16-Radamadan Lika
17-Lulzim Basha