“Po me ç’a merreni?”/ Rama ‘shkund’ kryetarët e bashkive: Fituat në zgjedhje pa garë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar një pjesë të kryetarëve të bashkive, të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Në Asamblenë e PS, Rama tha se ata u zgjodhën pa garë dhe një pjesë janë aty vetëm për inerci.

Duke mos dhënë emra konkretë, kreu i qeverisë vuri theksin te dy probleme më të mëdha siç është papastërtia dhe mosdhënia e shërbimit për qytetarët.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Po marr pastërtinë. Që Shqipëria të mbyllë këtë kapitull turpi të një vendi me plehra një pjesë tjetër e kryetarëve të bashkive nuk janë fare të angazhuar në këtë proces e kjo është fatkeqësi e madhe sic është fatkeqësi të shohësh se kërkesës ligjore dhe insistimit të ministes së stetit për fëmijët e rininë për të ngritur këshillat rinorë vendore u janë përgjigjur vetëm 44 bashki e afati ka stërkaluar.

Nuk dua ti marr me emër ata që nuk janë përgjigjr por ata e dinë vet,. pyetja që ju bëj është po me cfarë merreni? Po si ka mundësi që nuk u inteson krijimi i këshillave po ca do thoni të rinjve e të rejave kur të vijnë zgjedhjet si do u dilni përpara?

Sikundër është për të vënë duart në kokë që problemi kryesor e i vetmi sot i platformës së bashkëqeverisjes janë Bashkitë. Ministritë që janë shumë më larg qytetarëve natyrshëm në raport me bashkitë që janë institucionet me ligj e zakon më pranë qytetarëve, e kanë mësuar që ankesave të qytetarëve duhet tui përgjigjesh në kohë, bashkitë jol Po si ka mundësi?

Si ka mundësi që nuk e konsiderojnë ata kryetarë bashkisë që janë bërë problem kronik për bashkëqeverisjen cfarë mundësie e jashtëzaskonshme është të kesh këtë instrument digjital të mësosh në kohë reale hallet konkrete të njerëzve që i përkasin komuniteteve ë ti drejton e të kuptosh cilat mekanizma të institucionit nën drejtimin tëndë nuk përgjigjen.

Si është e mundur që në mënyrë të përsëritur të harxhohen orë të tëra e para për tu bërë telefonata kryebashkiakëve për tu thënë aman e derman nga agjencia e bashkëqeverisjes ndërkohë që sot bashkëqeverisja është dhe detyrim ligjor?

Ca do u thoni, ata që duhet tu përgjigjen asaj pyetjes, qytetarëve nesër? E me cfarë syri e faqeje do vijnë tek ne të kërkojnë të jenë përsëri kandidat? Me cilin sy e cilën faqe? Ndërkohë që dhe për plehrat edhe për mos përgjigjet në platformë e për shërbimet ndonjëherë skandaloze, dhe për mos zbatimin e ligjit e indiferencën ndaj të rinjve, këtij lloj tipi kryetari bashkie që për fat të keq është pjese e familjes së kryebashkiakëve të PS kusuret i mbajmë ne, kusuret i mban qeveria, grupi parlamentar, PS këtu në krye të punëve e në ballin e betejës.

Ndërkohë që as ministrat as deputetët s’kanë mundësi e po të duan të bëjnë punën e atyre kryetarë bashkie që i kanë kthyer kurrizin elektoratit, PS e ligjit.
Deri në pika të cilat janë të organeve të tjera, jo për Asamblenë Kombëtare të PS.”, u shpreh kryeministri.

Të fundit

Zbulohen 3 emrat që kërkon Perez për merkaton e Real Madridit

Real Madrid ka disa javë që ka nisur punën për merkaton e verës. Klubi madrilen ka disa emra në...

PD akoma nuk ka kuptuar asgjë

Nga ARTUR AJAZI Të kesh përballë dikë, që ka 3 mandate qeverisëse, që është mbështetur nga shumica e shqiptarëve, dhe garon për mandatin e...

Risia e madhe nga SIGAL, një kartë e vetme Gold për sigurinë shëndetësore të familjes

KARTA GOLD në SIGAL është një standard i ri në mbrojtjen shëndetësore. Me Kartën GOLD, SIGAL vendos një tjetër gur themeli në përkushtimin për...

Presidenti i Këshillit Evropian: Mali i Zi, anëtar i Bashkimit Europian në 2028

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha të mërkurën në Podgoricë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është investim strategjik dhe kyç për stabilitetin, paqen...

Rritet numri i infermierëve në botë, OBSH: Në vitin 2030 do jenë 36 milionë

Numri i infermierëve në botë është rritur, duke shkuar në 29.8 milionë. Raporti i OBSH nxjerr në pah se pavarësisht rritjes, shpërndarja e...

Lajme të tjera

Web TV