Gjashtëdhjetë persona dyshohet se kanë vdekur pas një sulmi ajror në një shkollë në rajonin e Luhansk, ku ndodheshin të strehuar 90 persona.
Serhiy Hayday, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Luhanskut, tha se 30 persona të strehuar në shkollë ishin shpëtuar, nga të cilët shtatë u plagosën.
Trupat e dy personave u gjetën në rrënoja, tha Hayday në një postim në Telegram të dielën, duke shtuar se “ka të ngjarë që të gjithë 60 personat e mbetur nën rrënojat e ndërtesës të jenë vrarë”.
Një avion rus kishte hedhur një bombë në shkollën në fshatin Bilohorivka, e cila është rreth shtatë milje larg vijës së frontit, sipas Hayday.
Sulmi goditi rreth orës 16:37 me kohën lokale të së shtunës, duke shkaktuar zjarre që u deshën pothuajse katër orë për t’u shuar, tha ai.