Një grua ka vdekur pasi është pickuar nga një grerëz në një restorant. Gruaja, 68 vjeç mendohet se ka pësuar tronditje anafilaktike kur është pickuar.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Teulada-Moraira, Costa Blanca në Spanjë. 68-vjeçarja vdiq në vendin e ngjarjes. Gruaja raportohet se kishte shkuar në lokal më familjen dhe miqtë në kohën kur u puckua. Një zëdhënëse e një qendre rajonale të koordinimit të urgjencës konfirmoi se gruaja kishte vdekur pasi kishte kaluar në shok anafilaktik. Ajo tha: Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00.
Gruaja kishte qenë brenda në restorantit kur ndodhi tragjedia. “Ajo u pickua dhe reagoi ashpër ndaj helmit . Ajo kaloi në shok anafilaktik dhe vdiq në vendngjarje”. Reagimet më të rënda ndaj pickimeve të grerëzave quhen anafilaksi. Kjo ndodh kur trupi kalon në shok në përgjigje të helmimit të grerëzave. Simptomat e një reaksioni të rëndë alergjik ndaj pickimit të grerëzave përfshijnë ënjtje në fytyrë, buzë ose fyt, kruajtje në zonat që nuk preken nga pickimi dhe vështirësi në frymëmarrje.