Çuçi: Ngritja e kapaciteteve kundër krimit kibernetik, emergjencë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të mërkurë është mbledhur Këshilli Kombëtar i Këshillit Europian ku edhe u diskutua zbatimi i rekomandimeve të KE për vitin 2021.

Gjatë fjalës së tij ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se është forcuar bashkëpunimi policor ndërkombëtar, duke shtuar se krimi i organizuar luftohet vetëm në bashkëpunim me partnerët.

Më tej Çuçi tha se ngritja e kapaciteteve kundër krimit kibernetik është një nevojë emergjente dhe se do të ketë një ligj të ri për mbrojtjen e viktimave të trafikimit.

“Takimin e sotëm nuk e shoh si të thjeshtë, por si një mendësi për të avancuar më tepër. Shqipëria nuk ka dyshim që do të jetë pjesë e BE. Sikundër e ka konfirmuar disa herë KE ne i kemi përmbushur të gjitha kushtet, dhe ngërçi i krijuar nuk na ka stepur aspak. Kapitulli 24 dhe ai 23 mund të konsiderohen si shtylla e të gjithë procesit të zgjerimit. Kjo na ngarkon me përgjegjësi por është edhe privilegj.

Shpeshherë kur është fjala për bashkëpunim ndërkombëtar Ministria e Brendshme është fokusuar edhe tek zhvillimi i operacioneve të përbashkëta dhe kjo dëshmon nivelin e lartë të besimit që është krijuar nga partnerët europianë.. Bashkëpunimi ndikon në hetime më efikase dhe sjell efikas në goditjen e grupeve kriminale. Marrëveshja e punës e inicuar dhe nënshkruar nga Shqipëria u pranua më pas edhe nga vendet e tjera të rajonin si model i mirë punë.

Lufta kundër krimit të organizuar mbetet prioritet për ne. Vëmendje i është kushtuar trafikimit të lëndëve narkotike dhe trafikimit të qenieve njerëzore.”, tha Çuçi, duke shtuar: Ne kemi shtuar prezencën në Europol.

Policia e shtetit është pranuar bashkëdrejtuese në EMPAKT, një platformë për bashkëpunimin e vendeve anëtare për të adresuar kërcënimet nga krimi të organizuar. Sipas progresraportit Shqipëria ka forcuar bashkëpunimin policor. Me rendësi është marrëveshja me Europolin për dhënien e të drejtës së aksesit në sistemin elektronik. Në nëntor 2021 ky bashkëpunim është shtrirë, duke i dhënë akses edhe SPAK.”, tha ai.

Të fundit

Merrte pako me kanabis nga SHBA-ja në pikat postare, arrestohet 32-vjeçari në Elbasan

Në një operacion të përbashkët, janë goditur dy raste të trafikimit të Cannabisit me përqindje të lartë THC, të...

Zbardhen detaje të sherrit mes kushurinjëve në Fier, babë e bir shoqërohen në polici

Një sherr mes kushërinjve ka përfunduar në dhunë fizike me sende të forta në fshatin Cakran të Fierit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku...

BSH: Çmimet e apartamenteve u rritën me 44.5% vetëm në 6 mujorin e dytë të 2024-ës

Banka e Shqipërisë vlerëson se çmimet e banesave iu kthyen rritjes së shpejtë në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar. Indeksi Fischer i përllogaritur...

Ceremonia mortore e Papa Françeskut/ Të rinjtë mbushin sheshin e Vatikanit

Në ceremoninë mortore në nderim të Papa Françeskut të bie në sy numri i lartë i të rinjve që kanë mbushur mëngjesin e sotëm,...

E rëndë në Gjermani! Polici vret 21-vjeçarin me ngjyrë, nisin hetimet

Aktivistët për të drejtat civile në Gjermani kanë kërkuar një hetim të pavarur mbi dyshimet për racizëm institucional pas vrasjes së një 21-vjeçari me...

Lajme të tjera

Web TV