Dëshmitë e Dumanit në SPAK, Artan Hoxha paralajmëron: Do ketë arrestime të bujshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë dy paralajmërime të forta! Në një intervistë të dhënë për “AbcNews”, Artan Hoxha ka paralajmëruar arrestime të bujshme që sipas tij do të vijnë si pasojë e rrëfimit që ka bërë Nuredin Dumani në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Por nuk u ndal me aq! Po ashtu, Artan Hoxha la të kuptohet diçka duke u shprehur se Talo Çelën, një prej të shumëkërkuarve nuk do ta dëgjojmë më të flasë dhe të rrëfejë çfarë di.

“Janë disa prokurorë në Elbasan mesa di unë. Nuk është vetëm ai, kanë patur këto çështje. Hetimi për Dumanin nisi nga Elbasani dhe kaloi në SPAK. Do të ketë zhvillime shumë shpejt, do ketë arrestime të bujshme. Ka dhënë shumë informacione të rëndësishme. SPAK ka marrë shumë informacione për shumë krime, ka atentate në Elbasan, Kavajë, Durrës, Fier, Vlorë madje dhe në Shkodër. Është një grup killerash që do zbërthejnë shumë ngjarje të rëndësishme. A do e gjejnë Talo Çelën? Nuk ka për të folur më. Nuk do e kemi më shansin për të folur e dëgjuar Talo Çelën. Ndoshta do ta sqaroj njëherë tjetër,”-tha Hoxha.

Të fundit

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën...

Me tren në Kiev/ Liderët europianë dhe Trump njëzëri: Të ndalet lufta!

Liderët europianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një armëpushim 30-ditor pa kushte, duke filluar nga dita e hënë. Keir Starmer i Britanisë...

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor gati të shpërthejë

Një nga vullkanet më aktivë nënujorë në botë, Axial Seamount, i vendosur rreth 400 kilometra larg bregut të Oregonit dhe 1.4 kilometra nën sipërfaqen...

Korrupsion aktiv në zgjedhje/ SPAK dhe policia e Kukësit shpallin në kërkim 2 persona

Policia në Kukës ka shpallur në kërkim 2 persona, pasi akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Një ditë para zgjedhjeve të 11 majt, nuk mungojnë denoncimet nga partitë politike. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast të...

Lajme të tjera

Web TV