Shefi i inteligjencës nxjerr datën: Ja kur mund ta fitojë luftën Ukraina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lufta në Ukrainë mund të arrijë një “pikë kthese” në gusht dhe të përfundojë me mposhtjen e Rusisë para fundit të vitit, tha shefi i inteligjencës ushtarake të Kievit në një intervistë për Sky News.

Gjeneralmajor Kyrylo Budanov, tha për median britanike më 14 maj, se ai ishte “optimist” lidhur me trajektoren aktuale të konfliktit, që nisi më 24 shkurt.

“Pika e kthesës mund të jetë në pjesën e dytë të gushtit”, tha ai.

“Shumica e veprimeve aktive luftuese do të përfundojnë deri në fund të këtij viti. Si rezultat, ne do të rinovojmë fuqinë ukrainase në të gjithë territoret tona që kemi humbur, përfshirë Donbasin dhe Krimenë”, tha ai, transmeton AFP.

Luftime intensive aktualisht po zhvillohen në rajonin lindor ukrainas të Donbasit, ku Rusia aktualisht ka përqendruar forcat e saj, por që nuk ka bërë ndonjë përparim të rëndësishëm.

Budanov tha se Ukraina di “gjithçka për armikun tonë. Ne dimë për planet e tyre, pothuajse prej momentit që bëhen këto plane”.

Rusia deri më tani ka arritur që të marrë kontrollin e plotë të vetëm një qyteti të madh, Hersonit, dhe ofensiva ushtarake që shumë ekspertë parashikuan se do të ishte e shpejt, ka ngecur, veçmas është përcjellë me probleme logjistike.

Shefi i inteligjencës së Ukrainës po ashtu bëri pretendime të paverifikuara se një grusht shteti veçse ka nisur në Moskë për ta larguar nga pushteti presidentin rus, Vladimir Putin, duke shtuar se lideri rus është i “sëmurë rëndë” me kancer.

Në prill, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se raportimet se Putini ka kancer janë “shpikje dhe gënjeshtra”./REL

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV