SPAK-u/ Spango që mat “kokat” e politikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), është vënë pa dashjen e saj në qendër të kritikave, sulmeve, apo edhe nxitjes nga palët politike se ku duhet të hetojë. Reagimet e ambasadores amerikane që politika të mbajë duart larg drejtësisë dhe dosjet e mëdha që ende presin pa u shqyrtuar ndezin debatin e madh publik. Përse politika nga të gjithë krahët ka sytë nga SPAK? Mbi zhvillimet e fundit komentojnë për gazetën “Fjala”, analistët Lorenc Vangjeli, Plator Nesturi, Leonard Karaj dhe Erald Shulla.

Nga Fernada Cenko

Nuk ishte vetëm një deklaratë e shpejtë, e boshtë dhe sa për konsum pak ditor qëndrimi i kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK (Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar). Gati si me orientim dhe tregim me gisht, Rama e ftoi SPAK-un që të hetonte palën tjetër, Sali Berishën dhe Ilir Metën, duke nënkuptuar se kur po arreston të tijët heshti, por kur nuk po heton palën tjetër, nuk mund ta mbajë më gojën mbyllur. Pas kësaj deklarate kreu i SPAK theksoi se kishte thirrur të gjithë prokurorët dhe u kishte kërkuar që të punonin të qetë mbi bazën e provave, pa u shantazhuar nga askush. Madje ai e theksoi se “nuk ndiheshin të kërcënuar” nga këto deklarata. Megjithatë fakti që thirri një mbledhje, diku u lëkundën. Vrik mbajti qëndrim edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, e cila theksoi se ishte e papërshtatshme që politikanë nga opozita apo mazhoranca, sidomos nga mazhoranca, nuk mund të diktojnë në emra specifik të hetohet njëri apo tjetri. Kaq mjaftoi që politika të futej edhe një herë në vallen që di ta heqë mirë, ku për “tekst” janë akuza dhe “refren” kundërakuzat, gjithnjë duke marrë në gojë një institucion që me kushtetutë quhet i pavarur. Po a është aq e pavarur drejtësia e re nga varësia politike? Prova ende nuk ka mbaruar, deri tani ka treguar se po bëzdis disi elitën politike, por jo aq sa të rritet perceptimi publik që me të drejtë kërkon që kushdo që është përfshirë në afera të rënda korruptive në këto 30 vite të marrë dënimin që i takon, pavarësisht se edhe në burg do trajtohen ndryshe, si “tip VIP-ash”. Qëkur u krijua qëllimi i tillë ishte që të paprekshmit e politikës një ditë të viheshin përballë akuzës pavarësisht postit të lartë që mbajnë apo kanë mbajtur. Rama edhe pse e lëshoi shigjetën, u mundua të prekte vetëm një shenjestër që sipas tij janë çështje madhore si tragjedia e Gërdecit, 21 Janari, afera e privatizimit të CEZ/DIA apo e ish-kompleksit Partizani. Rama u mbajt me kartën e fortë “non grata” që SHBA e ka damkosur Berishën për akuzën “minim i demiokracisë dhe korrupsion madhor”. Duke ngritur pikëpyetjen se si nuk paska vend për hetim nga SPAK me këtë barrë të rëndë? A rrezikohet që çështjet mirëfilltas hetimore të kthehen në sulme politike, me qëllim që të vijojnë akuzat, pa u ndëshkuar kush? Mbi zhvillimet e fundit komentojnë për gazetën “Fjala”, analistët Lorenc Vangjeli, Plator Nesturi, Leonard Karaj dhe Erald Shulla.

Lexo edhe :  DASH: Aplikantët për vizë, garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

Lorenc Vangjeli: Princat” e politikës dhe paratë e grabitura, si kokrra e bizeles nën dyshek.

LEONARD KARAJ: Nëse SPAK bën detyrën, nuk do mjaftonin burgjet për politikanët

Erald Shulla: Politikanët në duart e SPAK, dhe jo SPAK në duart e politikanëve

Plator Nesturi: Reforma në drejtësi po ridimensionon vetë politikën

Të fundit

Goditet nga rrufeja në Pogradec, humb jetën 47-vjeçari, ngordhin edhe 20 bagëti

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Velçan të Pogradecit, ku një bari ka humbur jetën si pasojë e...

DASH: Aplikantët për vizë, garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

Departamenti i Shtetit në SHBA ka propozuar një rregull të ri që mund të ndikojë ndjeshëm procesin e aplikimit për vizë amerikane. Sipas njoftimit...

Dita më e shkurtër në histori. Çfarë do të ndodhë sot në Tokë!

Sot pritet të jetë një nga ditët më të shkurtra në historinë e planetit tonë, pasi do të humbasim rreth 1.25 milisekonda nga cikli...

Richard Burton, zëri i thellë i tragjedisë dhe pasioni që dogji skenën dhe jetën

5 gusht 1984 - vdekja e aktorit në moshën 58-vjeçare Richard Burton (1925–1984), aktori uellsian me zë bariton dhe prani magnetike, mbetet një nga figurat...

“Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, perla të fshehura”, Rama promovon mrekullitë e Shkodrës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale pamje mbresëlënëse nga Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, dy prej thesareve natyrore të qarkut...

Lajme të tjera

Web TV