Durrës/ 31-vjeçari u qëllua me armë në këmbë, policia sekuestron pamjet e kamerave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja për ngjarjen e sotme në Durrës, ku mbeti i plagosur 31-vjeçari Ardit Kërtusha, një emër i njohur në qytetin bregdetar, por edhe për publikun e gjerë për shkak të angazhimit të tij në politik.

Kërtusha ishte duke pirë kafe në një lokal të njohur në zonën e Currilave në Durrës me persona të tjerë kur ka nisur konflikti verbal, shumë i ashpër ndërsa më pas është qëlluar me armë në këmbë. Ai është transportuar në spitalin e Durrësit fillimisht dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Kërtusha nuk ka folur ende për policinë në lidhje me autorin e plagosjes. Autori dyshohet se është larguar drejt Tiranës. Ndërkohë policia ka nisur marrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë të disa objekteve përreth zonën së krimit për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe janë ngritur postblloqe të shumta për kapjen e tij.

 

Në kohën e ngjarjes lokali ka qenë i mbushur me njerëz dhe ka dëshmitarë të shumtë të asaj çfarë ndodhi. Ndërkohë që grupi i xhirimit të News24 është përballur me reagime të ashpra nga punonjësit e tij.

 

Kërtusha ka qenë kryetar i Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë dhe kandidat për kryetar të PS Durrës, ndërsa më vonë është angazhuar me Partinë Demokratike.

Të fundit

Veliaj zbardh detaje nga seanca në GJKKO: Im bir, jetim me vendim gjykate!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj...

Silvinjo do të largohet nga Shqipëria? Tekniku kuqezi është kontaktuar nga…

Ka pasur shumë spekulime për një kalim të mundshëm të trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë, Silvinjo, në klubin brazilian Botafogo. Thuhet se pronari i klubit...

Në Vlorë nis plazhi, vlonjatët: Kemi vite që lahemi në dimër, nuk na kap asnjëherë gripi

Moti me diell dhe temperaturat deri në 20 gradë Celsius të këtyre ditëve të dimrit, i ka kthyer vlonjatët e apasionuar pas notit më...

Festa u kthye në tragjedi/Kush ishte studentja që humbi jetën nga aksidenti në Librazhd

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd, ku një çift nga Mamurrasi është përfshirë në një përplasje me një kamion me targa...

Arrestimi i Veliajt/ Reagon Xhafaj, ja çfarë deklaroi për drejtësinë e re

Kryetari i Komsisonit të Posaçëm Anti-korrupsion, deputeti socialist, Fatmir Xhafa, ka reaguar për herë të parë në lidhje me ecurinë e punës së drejtësisë...

Lajme të tjera

Web TV