Në majin e vitit 1952, profesori i antikitetit W.F. Libby shpall se monumenti parahistorik Stonehenge (Stonhenxh) në Wiltshire, Angli daton nga viti 1848 pes (të dhëna të tjera më pas e datojnë atë edhe më herët).
Stonhenxh është një monument antik që ngrihet madhështor në Pllajën Sallsberi, në jugperëndim të Anglisë. Se ku u morrën këta gurë dhe si u transportuan atje mbetet ende enigmë. I ndërtuar rreth vitit 3100 para Erës së Re, origjina dhe qëllimi i tyre mbeten temë debati në gjithë botën.
Në Muzeumin Kombëtar të Uellsit në Kardif janë bërë disa ekzaminime që mund të ndihmojnë zgjidhjen e këtij misteri historik. Me precizion dhe durim, Dr. Riçard Bevins analizon me mikroskop një mostër që është marrë nga ky monument mistik 5000 vjeçar. Dr. Bevins thotë se vendosja e disa prej gurrëve, tashmë është e njohur.
Në vitet 1920, shkencëtarët studjuan origjinën e gurrëve të tjerë, të njohur si Blustons dhe konkluduan se ato vinin nga një zonë e papërcaktuar e Kodrave Presli në Pembrokshajër të Uellsit Perëndimor, 240 kilometra nga Stonhenxhi. Mbetet ende e paqartë se si janë transportuar këta gurrë kaq të rëndë, nga një distancë kaq e madhe, në periudhën e qytetërimit antik.
Mendohet se gurrët janë transportuar nëpërmjet një rruge tjetër prej 16 kilometrash në perëndim deri në bregdetin e Uellsit dhe prej andej në Pllajën Sallsberi në Angli. Por kjo teori duhet provuar nga arkeologët. Këto zbulime të reja i sjellin njerëzit e mahnitur nga ndërtimi i Stonhenxhit, një hap më pranë zbërthimit të misterit të tyre.