Albin Kurti ngjyros Kryeministrinë e Kosovës me flamurin e LGBT-së: Jemi të barabartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

17 maji shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë dhe për këtë arsye kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur të mbulojë Kryeministrinë e Kosovës me flamurin e LGBT.

Kurti është solidarizuar me personat e komunitetit LGBTIQ+, duke postuar një fotografi të ndërtesës së Qeverisë me flamurin shumëngjyrësh, teksa shkruan se jemi të gjithë barabartë, edhe nëse dallojnë në besim apo orientim.

“Sot ne shënojmë #IDAHOT, një ditë që na kujton se jemi të gjithë të barabartë – pavarësisht nga orientimi ynë seksual apo identiteti gjinor. Le të qëndrojmë së bashku kundër padrejtësive dhe paragjykimeve, sot dhe çdo ditë”, shkroi Kurti në Twitter.

Më 15 mars në Kosovë është votuar kundër projektligjit për martesën e homos*ksualëve. Në momentin e votimit, të pranishëm në sallë ishin 77 deputetë, ndërsa 16 prej tyre nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës. Nga 61 deputetët që votuan, 28 prej tyre votuan pro, 29 kundër dhe 4 deputetë kanë abstenuar.

Të fundit

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur të hënën se organizatën Hayat Tahrir al-Sham (HTS), të njohur edhe si...

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria do të ofrojë garanci shtetërore...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Lajme të tjera

Web TV