“Ju njohim! 28.7.1922”/ Dokumenti 100-vjeçar i vendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbulohet dokumenti orgjinal i notës diplomatike që SHBA vendoste marrëdhëniet me Shqipërinë. Gazetari dhe moderatori i emisionit “Dekalog” në RTSH 24 Roland Qafoku ka bërë publike mbrëmë ekskluzivisht gjatë këtij emisioni dokumentin zyrtar të vendosjes së këtyre marrëdhënieve. Mban datën 28 korrik 1922, është firmosur nga komisioneri amerikan i rangut ministër Fuqiplotë dhe i Dërguar i Jashtëzakonshëm Maxwell Blake, i cili ia dorëzoi atë ditë kryeministrit të 10-të të shetit shqiptar Xhaferr Ypi që mbante në të njëjtën kohë edhe detyrën e ministrit të Jashtëm. Blake kishte marrë pak ditë përpara kësaj date urdhrin nga sekretari i Shtetit Charles Evans Hughes që ti dorëzonte notën diplomatike kryeministrit Ypi dhe e zbatoi ditën e caktuar. Mes të tjerave në notë Maxwell Blake shkruan:

“Kam nderin që në përputhje me udhëzimet e Sekretarit të Shtetit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në Washington, të njoftoj Shkëlqesinë tuaj se qeveria e Shteteve të Bashkuara, duke marrë parasysh mbarëvajtjen e suksesshme të një qeverie kombëtare shqiptare, që sot më 28 korrik 1922, t’ju shpreh njohjen formale të qeverisë në të cilën Shkëlqesia juaj kryeson. Në pritje të veprimeve legjislative nga kongresi i Shteteve të Bashkuara për krijimin e një përfaqësie të rregullt diplomatike, qeveria ime më udhëzon të vazhdoj të veproj si komisioner i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri me gradën Ministër Fuqiplotë dhe i dërguar i jashtëzakonshëm”.

Është pikërisht ky dokument që vërteton dhe konfirmon se data e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipëisë dhe SHBA është 28 korriku i vitit 1922. Sipas studimeve që ka bërë gazetari dhe studiuesi Qafoku, rezulton se SHBA u bë shteti i 21-të në botë që njohu Shqipërinë pas Konferencës së Paqes në Paris në vitin 1919. Sipas tij, shteti i parë që njohu Shqipërinë pas kësaj konference ishte Britania e Madhe.

Lexo edhe :  109 vjet nga vrasja e Isa Boletinit

Të fundit

Mbyll aventurën në Arabinë Saudite, Nejmar përshëndet me fjalë zemre Al Hilal dhe tifozët

Më pak se tetëmbëdhjetë muaj, mbi 100 milionë euro të fituara dhe vetëm 7 ndeshje të luajtura për shkak...

Miratohet buxheti për fushatën zgjedhore, 150 mln lekë për partitë politike

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar fondin 150 mln lekë për partitë politike, që do të shpenzohen gjatë fushatë zgjedhore. Në zgjedhjet parlamentare të 2021 miratua...

“Noc Rrokun do marrin më 11 maj”- Rama ironizon opozitën dhe i përgjigjet komentuesit

Kryeministri Edi Rama, ka ironizuar opozitën në përgjigjen e tij për një nga komentuesit në rrjetet sociale, i cili i ka shkruar në lidhje...

Adoleshentët sot piqen më vonë se ata dikur

Një studim zbuloi se Gjenerata Z ndërgjegjësohet për çështjet sociale shumë më vonë se brezat e mëparshëm. Dr. Haley Stephens ia atribuon këtë përmasave më...

PD protestë më 8 shkurt, Berisha: E shtuna, dita kur Shqipëria zbret në Tiranë

Partia Demokratike do të organizojë protestë më 8 shkurt. Lajmi është dhënë nga kreu i Partisë Demorkatike Sali Berisha në një konferencë për shtyp. “E shtuna...

Lajme të tjera

Web TV