Manja: KE ka vlerësuar Shqipërinë për luftën kundër korrupsionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se në raportin e fundit Komisioni Evropian ka vlerësuar luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri.

“Unë mendoj se sot është vendi i duhur ku duhet të flasim ne që na keni thirrur për të raportuar. Unë si ministër i Drejtësisë dhe koordinator kombëtar i luftës kundër korrupsionit jam i gatshëm t’i përgjigjem të gjitha pyetjeve. E konsideroj vendin e duhur për të shkëmbyer përpjekjet për të luftuar korrupsionin dhe për ta përgatitur vendin për negociatat. Fakti që jemi sot në një tryezë të gjithë bashkë është sinjal i bashkëpunimit dhe vullnetit tonë për të çuar para procesin e integrimit të Shqipërisë. KE ka thënë se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për të mbajtur konferencën ndërqeveritare. Ky vlerësim është fryt i punës së kësaj mazhorance, sidomos me reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit. SPAK kontribuoi në konfiskim dhe sekuestrim të aseteve kriminale. Këtë e thotë raporti i Komisionit Evropian”, tha Manja, teksa nënvizioi se me dixhitalizimin ne tashmë e kemi më të lehtë të identifikojmë abuzimet në administratë.

Të fundit

Sir Kristofer Li, Kalorësi i Errësirës dhe legjenda e ekranit botëror

7 qershor 2015 Nga fushat e luftës te ringjet e Drakulës dhe galaktikat e Star Wars-it, një jetë më e...

Mijëra tifozë nga Kosova drejt Tiranës për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Dita e sotme ka krijuar një varg kilometrik në Rrugën e Kombit, ku me mijëra tifozë nga Kosova po vijnë drejt Tiranës për ndeshjen...

Debati për burgun e Spaçit, Gonxhja nxjerr fotot pas restaurimit

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Blendi Gonxhja ka reaguar pas debateve publike të ditëve të fundit lidhur me projektin filmik dhe ndërhyrjet...

Spaçi/ Berisha: Përpjekje e Edi Ramës për të mbyllur me suva gjëmën e tmerrshme

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte në një konferencë për mediat, ku u ndal mes të tjerash edhe në debatin e fundit në...

Rama publikon pamjet nga Durrësi: Mbërrin kroçera luksoze me 463 turistë gjermanë!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale foto nga mbërritja e kroçerës turistike “MV Deutschland” në Portin e Durrësit, ku në bord ndodheshin 463 pasagjerë,...

Lajme të tjera

Web TV