Hetimet e SPAK/ Kraja: 80 për qind e zyrtarëve që janë në hetim nuk e dinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i SPAK Arben Kraja ishte dje në Komisionin e Integrimit për të raportuar mbi punën e hetimeve të funksionarëve të lartë të shtetit dhe jo vetëm. Ai tha se 80 për qind e personave që janë në hetim nuk kanë dijeni. Ndërsa lidhur me dy ngjarjet e bujshme siç është 21 janari dhe Gerdeci, ai tha se nuk mund të flasë për çështje nën hetim.

Kreu i SPAK Arben Kraja duke folur në Komisionin për Integrimin Europian u shpreh se e 80% e rasteve që prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kanë në dorë nuk janë në dijeni se po hetohen. Kraja deklaroi se gjatë vitit 2021 dhe në fillim të vitit 2022 vijojnë hetime për persona me funksione të larta shtetërore, megjithatë nuk pranoi të japë emra konkretë. Mes të tjerash Kraja u shpreh se ka pasur disa operacione të suksesshme, ku në pranga kanë rënë zyrtarë të lartë të akuzuar për korrupsion, ku përmendi ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe deputetin Alqi Bllako. Kraja tha gjithashtu se po bëhen hapa konkretë për plotësimin e stafeve, ndërsa theksoi se janë duke kryer hetime proaktive, që nënkupton se personi që është nën hetim nuk ka dijeni për këtë gjë. “Hetim proaktiv është koncept i gjerë, që po heton pa e ditur tjetri që po e heton. 80 % të rasteve që kemi në dorë janë hetim proaktiv. Nëse i referohemi shifrave, janë nën hetim 832 vepra penale për korrupsion. Janë dërguar për 4 muaj 11 procedime penale. Të dhënat janë tregues që SPAK dhe BKH janë në gatishmëri. Në lidhje me veprat penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë, mund të përmendim zyrtarë në statusin e ish-ministrit, deputetit dhe janë tre kryetarë bashkish. Jemi në fushë të ngatërruar. Janë kryer hetime ndaj disa subjekteve. Në këtë periudhë janë dënuar një gjyqtar dhe 2 prokurorë. Janë nën hetim 3 ish-gjyqtarë dhe janë në gjykim tre ish-gjyqtarë të Kushtetueses. Rastet e hetimeve për korrupsion është bërë nga SPAK dhe hetimi pasuror. Kur nuk kanë qenë të justifikuara është kërkuar sekuestro në Gjykatë. Numri i hetuesve në BKH do të jenë 60. Kur kemi bërë gati për të filluar procedurat kemi hasur probleme të ligjit”, është shprehur Kraja.

Lexo edhe :  Avokati i Popullit nis hetimet për trajtimin e Erion Veliajt në paraburgim

Hetimi i 21 Janarit dhe Gërdecit

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, kreu i SPAK Arben Kraja u shpreh i qartë se nuk do t’i përgjigjet pyetje lidhur me kërkesat e bëra nga kreu i Grupit të PS Taulant Balla për të zhvilluar hetime për 21 janarin dhe Gërdecin. Më tej Kraja, tha se ia ndalon ligji që të flasë për çështje që mund të jenë në hetim. “Unë nuk do të jap asnjë përgjigje për pyetjet konkrete , rreth individëve që mund të jenë në hetim dhe as do jap opinion për çështjet që më kërkuat. Kjo është e shkruar në ligjin që keni votuar ju, dhe unë do të zbatoj ligjin”, është shprehur Kraja.

 

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV