Kim Jong-un urdhëron koreanët: Bëni gargarë me ujë të kripur të shëroheni nga Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kim Jong-un ka urdhëruar të prekurit koreano-veriorë nga Covid që të bëjnë gargarë me ujë të kripur për të shëruar virusin, shkruajnë mediat shtetërore.

Javën e kaluar u bë i ditur një shpërthim i Covid, dhe ekspertët paralajmëruan se mund të shkatërrojë një vend me furnizime të kufizuara mjekësore dhe pa program vaksinash.

Më shumë se një milion njerëz janë të sëmurë nga ajo që Pheniani po i referohet si ‘ethet’, thanë mediat shtetërore, pavarësisht se udhëheqësi Kim urdhëroi bllokime mbarëkombëtare në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e sëmundjes.

Ilaçet e blera nga shteti nuk po arrinin te njerëzit shpejt apo saktë, tha Kim në një takim urgjent të Byrosë Politike të dielën, përpara se të vizitonte farmacitë pranë lumit Taedong të kryeqytetit, tha agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Dështimi për të shpërndarë siç duhet ilaçin ishte ‘për shkak se zyrtarët e kabinetit dhe sektori i shëndetit publik përgjegjës për furnizimin nuk i kanë përveshur mëngët, duke mos njohur siç duhet krizën aktuale’, tha Kim sipas KCNA.

Kim urdhëroi vendosjen e menjëhershme të ‘forcave të fuqishme’ të trupit mjekësor të ushtrisë për të ‘stabilizuar furnizimin me ilaçe në qytetin e Phenianit teksa urdhëroi qytetarët të trajtojnë Covidin me gargarë me ujë e kripë’.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV