Në Itali e japin të kryer/ Pogba rikthehet tek Juventus, ja detajet e kontratës milionere

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Raportime të shumta në Itali sugjerojnë se Juventusi ka rënë dakord për kushtet personale të kontratës me Paul Pogba, ndaj pritet rikthimi i mesfushorit nga Manchester United si lojtar i lirë.

Kontrata e tij me klubin nga “Old Trafford” do të skadojë më 30 qershor dhe gjatë dy ditëve të fundit, bardhezinjtë informuan Manchester United se ishin në negociata me lojtarin.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Juventus tani ka rënë dakord për kushtet personale me Pogba përmes menaxherit të tij, i cili ka marrë përsipër bisedimet pas vdekjes së Mino Raiola.

Thuhet se është një kontratë 3-vjeçare me vlerë 10 milionë euro në sezon, plus bonuse të lidhura me performancën.

Ndërkohë që kishte interesim edhe nga Paris Saint-Germain, Real Madrid e Manchester City, Pogba ka dëgjuar zemrën për t’u rikthyer në klubin ku ndihej më i lumtur dhe pati paraqitjet e tij më të mira.

Është një kthesë e jashtëzakonshme, duke pasur parasysh se ai iu bashkua Juventusit si lojtar i lirë nga Manchester United në vitin 2012 dhe u shit përsëri në të njëjtin klub të Premier League për 105 milionë euro, më 2016.

Tani ai duket se do të vijë sërish te “Zonja e Vjetër” pa asnjë tarifë kartoni, duke e lënë dy herë falas Manchester United. PSG me siguri i ka ofruar pagë më të lartë, por Pogba mësoi gjatë përvojës së tij në Premier League se duhet të ndihet i vlerësuar nga fansat dhe mediat për të qenë i lumtur.

Lexo edhe :  Transferimi 150-milionësh, Bayern humbi yllin gjerman për faj të trajnerit Kompany

Bonusi tjetër është se Pogba do të përfitojë lehtësime tatimore, që përgjysmojnë në mënyrë efektive taksën mbi pagën e tij për shkak të ‘dekretit të rritjes’.

Të fundit

Ra nga lartësia e pallatit në ndërtim, humb jetën punëtori 48-vjeçar në Tiranë

Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në...

Këto suplemente ngadalësojnë disi plakjen, tregon studimi

Një studim i ri ka zbuluar se suplementet me vitaminë D mund të ndihmojnë në ruajtjen e telomerëve – “kapakët” mbrojtës në fund të...

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Meksika po përballet me një moment historik, teksa qytetarët votojnë për të zgjedhur të gjithë gjyqtarët e sistemit gjyqësor, nga gjykatat lokale deri në...

Mira Murati, ndër 50 gratë më të pushtetshme në botë!

Mira Murati, një nga figurat më të shquara në fushën e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, është tashmë zyrtarisht mes 50 grave më të pushtetshme...

Yuri Kim dedikim për Artan Lamen/ Ndihmoi në ndërtimin e të ardhmes së Shqipërisë

Familja e Artan Lames, ish-kreut të Katadastrës Shqiptare, që u nda nga jeta pak ditë më parë ka përcjellë përmes rrjeteve sociale një falënderim...

Lajme të tjera

Web TV