“Doktoresha më shpëtoi”, Aurela Gaçe tregon ngjarjen e vështirë para 16 vitesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe ka vendosur të ndajë sot një moment të vështirë me ndjekësit e saj. Ajo ka postuar në Instagram një foto me doktoreshën amerikane Gwen Korovin, e cila e ka ndihmuar në situatën më të vështirë të jetës.

Këngëtarja ka zbuluar se para 16 vitesh ka rrezikuar ta humbasë zërin e saj unik.

“Pacientja e saj prej 16 vitesh. Gjatë një periudhe të vështirë timen me kordat vokale, ishte takimi me të që më bëri të kuptoj shumë mbi diçka që e ke edhe nesër mund të mos e kesh. Sa herë jam në New York, patjetër të jem nën kontrollin e saj. Doktoreshë, faleminderit që më shpëtove zërin. Nuk mund të jetoj pa muzikë dhe faleminderit për kujdesin e madh ndaj meje. Të kam takuar në një periudhë shumë të vështirë dhe ja ku jam, duke performuar më e fortë e më e fortë.

Kur hyn në zyrën e saj, muret janë plot falenderime, nga artistët më të mëdhenj të muzikes pop, rock, jazz, opera, artistë të brodway prezantuesë etj. Nuk arrita t’i xhiroj gjithë muret e historisë së saj, por ndihem me fat që e kam mundësinë të jem nën kujdesin e saj!”, ka shkruar Aurela.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV