Det dhe futboll, Durrësi “pret” Italinë dhe Holandën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Monada Mehmetaj

Ndërsa në qendër të Tiranës mbërriti kupa e ndeshjes së Ligës së Konferencave, ku njëra prej skuadrave të Romës ose Feinordit do e bëjë trofeus e saj, tifozeritë e të dyja ekipeve duket se gjetën oazin e tyre në Durrës. Paçka se e ndeshja e koference ligës mes Feyenoord dhe Romës luhet sot në Tiranë, atmosfera e ndeshjeshjes është ndezur dje në mëngjes në sheshin e trageteve në Durres, ku nga dy tragetet paralele të linjes Bari-Durrës të ankoruara në port kanë zbritur tifozë nga Holanda dhe Italia. Edhe pse shumë orë para ndeshjes, shpirti i tifozërive nuk kursehet duke treguar në çdo moment qëllimin e mbërritjes se tyre. Për ta si tifozë të “thekur” është një dotë normale para një ndeshjeje, ndërsa për policinë e Durrësit cilësohet një kaos dhe dhe me të drejtë kanë kaluar në gatishmëri. Policia e qytetit ishte e organizuar në kryqëzimet kryesore të rrugeve të hyrjes dhe daljes nga porti i Durrësit, duke u treguar dhe ata mikprites dhe sportdashës. Për ta i rëndësishëm është rendi, ndërsa për hotelet, baret dhe restorantet rëndësi ka thithja e klientëlës, qoftë ajo edhe kaq e zhurmshme sa shfaqet. Familjarët dhe miqtë e futbollistëve të skuadrës së Feinord janë vendosur në hotel Royale. Menaxheri shprehet për gazetën Fjala se nuk kanë abuzuar me çmimet. “Kemi preferuar të mbajmë çmimet e sezonit duke patur dhe më shume pune. Çmimi për dhomë varion 80-90 euro dhe priten të mbërrijnë rreth 200 tifozë holandez”-thotë ai, duke shtuar se do të qëndrojne vetëm 2 netë. Do t’i ofrohet kuzhinë dhe muzikë shqiptare për të cilat janë shumë kurioz. Kjo përsa i përket organizimit në grup, por për tifozët secili më vete ka forma të ndryshme argëtimi… Mark Fiernick nga Rotordami, me profesion zjarrfikës, duke shijuar plazhin dhe një birrë pret me padurim finalizimin e kësaj ndeshjeje. Parashikimi i tij për rezultatin e ndeshjes është 2-1 për holandezët. Këtu i jepet të drejtë, pasi secili e mendon dhe thotë “rezultatin në kokë” sipas dëshirës, për më tepër nga tifozë ultras. Duke qeshur ai shprehet se: “Mendoj që Mourinho është i cmendur, për të mbytur ankthin e finales. Kam 20 ditë që e kam prerë biletën dhe mendoj që kemi shumë shance”. Ndërkohe qe shton  qe kolumbiani Luis Sini Sterra është futbollisti i tij i preferuar. Deri tani gjithcka shkon ne rregull për të, sa për ndeshjen pavarësisht dëshirës është koshient se ajo i përket fushës.

 

Nick Geurds nga Aenhem i  shprehet: “shpresoj shumë për një fitore të Holandes dhe e dëshiroj vërtetë, por mendoj që fiton Roma. Shumë here holandezët shkojnë në finale, por nuk fitojnë”. Ai gjithashtu nuk ka si të mos ndalet tek trajneri portugez që është në timonin e Romës. “Mourinho më ka pëlqyer kur ka qenë trajner i Chelsea, por tani është shumë nervoz dhe bërtet shumë. Mendoj që ndeshjen e fitojnë italianët me rezultatin 2-1. Por Nick nuk është vetëm një “turist sportiv” që sa të mbyllet ndeshja të nxitojë drejt aeroportit të Rinasit. Ai shprehet se do të qëndrojë  tetë ditë në Shqipëri,duke vazhduar udhëtimin e tij në jug të vendit e më pas do të kthehet në vendin e tij, për të vazhduar punën si shitës i materialeve të ndertimit.

Lexo edhe :  SPAK s’duhet të hetojë blerjen e popullit, por shitjen e opozitës

Ndërkaq tifozeria italiane është vendosur aty pranë, jo shumë larg zhurmës që vjen nga tifozeria holandeze. Megjithatë kjo nuk e shqetëson asnjërën palë, pasi tani i ndan tifozeria për ekipin e zemrës, por në fund futbolli do i bashkojë. Tifozët diskutojnë me me pasion dhe nuk krahas finales së madhe për ta është edhe koha që duhet të kalojnë si turistë, duke shfrytëzuar ditën me diell dhe plazhin. Emanuele Rossi ndërsa shijon një gotë me verë mendon se Roma duhet të fitojë patjetër, pasi Mourinho paguhet shumë dhe se Roma nuk fiton prej 31 vitesh. “Roma nuk është as Liverpool e as Djajt e kuq, po gjithesesi pretendojmë fitore”thotë Rossi. Për të nuk është hera e parë që viziton Shqipërinë dhe duke se nuk do të jetë e fundit. Ai ka punuar e jetuar disa vite më parë në Durres dhe i pelqen më shumë Durrësi se Tirana. Për Durrësin, Tiranën, apo edhe vendet e tjera të Shqipërisë që kanë viziutuar shprehen të kënaqur, por thuajse të gjitha kanë një pakënaqësi në një pikë: çmimin e bilëtës për të parë ndeshjen në “Air Albania”. Domenico Lo Russo me profesion farmacist shprehet pozitivisht për kushtet e hotelit, po ka rezerva për çmimin e biletës së ndeshjes në tregun e zi. Ai tha se e kishte blerë 700 euro një bilete që në çmimin real të fiksuar kushtonte vetëm 25 euro. “Këtë treg biletash e gjen në Napoli, ndaj dhe ju jeni bërë si Napolitanët. Nëse Roma do të fitoje, qytetarët e Romës do të festojnë një javë rresht. Dy janë skuadrat, dy janë tifizëritë, por vetëm njëra do triufojë në ngritjen e kupës në “Air Albania”, por të shpresojmë që të dyja palët të dalin të kënaqur nga vizita në Shqipëri dhe pse jo të rikthehen sërish.

 

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini shafran të Indisë çdo ditë!

Shafrani i Indisë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme...

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

Lajme të tjera

Web TV