“Do habisë edhe Edi Ramën”, Lorenc Vangjeli paralajmëron “lëvizjen surprizë” të Berishës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Lorenc Vangjeli paralajmëron zhvillime surprizë për politikën shqiptare në shtator. Sipas tij, ish-kryeministri Berisha do të bëjë një lëvizje që do të habisë edhe kundërshtarine  tij, Edi Ramën.

Vangjeli ka shpjeguar se pritet që Sali Berisha të bëjë një hap pas në Partinë Demokratike, pasi i ka përmbushur egot e tij personale dhe e ka marrë atë që donte. Madje, analisti shkon dhe më tej kur thotë se Berisha do të bashkohet me Metën nga urrejtja që të dy kanë për Ramën.

“Janë shanse kundër kësaj që them unë. Që një lëvizje surprizë e Berishës që do habisë edhe Edi Ramën pritet në shtator. Por janë kundër. Berisha është serioz në synimet  veta. Fitorja e tij e fundit ishte mbi Ibsen Elezit. Jo vetëm që është i pamjaftueshëm ai vetë, por është kush për t’i lënë demokratët në opozitë. Ai ka projektuar edhe një fitore mbi SHBA. Berisha po bën të njëjtën gjë që kanë bërë shumë në disa vite.

Fitorja e tij ishte spektakolare. Me këtë fitore mund të gjejë zgjidhje që të shmang humbjen. Në shtator në tryezën e opozitës do dal një tjetër opozitar, si Ilir Meta. Ai ka një marrëveshje që në Ballkan shkon shumë. Nuk bëhen bashkë nga dashuria por nga urrejtja. Kanë arsyet e botës që të urrejnë Edi Ramën. Do të jenë bashkë kundër kryeministrit”, u shpreh Lorenc Vangjeli në Abc News.

Ai u shpreh se Sali Berisha po luan në ekstremet, që duhet të jesh pjesë e politikës ose të kesh forcë për ndryshuar stabilitetin. “Karma nuk harron kurrë, çfarë ka bërë do t’i kthehen”, vijoi Vangjeli.

Lexo edhe :  "Arrestimi i Metës nuk ishte dinjitoz", zbulohet raporti i Avokatit të Popullit

“Logjika e këtyre këto dy burrave shkon vetëm në këtë drejtim. Zoti Berisha mund të tërhiqet një hap pas. Ai mori çfarë donte. Fitoi atje ku ishte humbës. E kënaqi egon e tij. Është burrë i mençur. Pret që në derën e tij të trokasin por jo demokratët. Kështu do të ndodhë. Berisha po luan në ekstremet që duhet të jesh pjesë e politikës ose të kesh forcë për ndryshuar stabilitetin. Karma nuk harron kurrë, çfarë ka bërë do t’i kthehen.”, u shpreh Vangjeli.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV