Tre ndeshjet e kombëtares/ Reja publikon listën, dy lojtarë nga Superiorja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve që luhen në muajin qershor, ato ndaj Islandës në transfertë më 6 qershor dhe ndaj Izraelit në shtëpi më 10 qershor. Pas këtyre dy sfida skuadra kuqezi do të luajë edhe një miqësore me Estoninë në stadiumin “Air Albania” më 13 qershor.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja ka zyrtarizuar edhe listën me emrat e 26 lojtarëve që janë ftuar për këto tre sfida. Nuk ka ndryshime teksa pjesë më e madhe e lojtarëve që kanë qenë në grumbullimin e marsit do të jenë të gatshëm edhe për ndeshjet e radhës.
Rikthehen pas dëmtimeve mbrojtësi Kastriot Dermaku dhe mesfushori Nedim Bajrami, ndërkohë që Taulant Seferi dhe Erion Hoxhallari janë dy ftesat nga Superiorja. Trajneri italian i Kombëtares ka vendosur të ketë në listën e pritjes edhe 9 lojtarëve, duke qenë se kalendari është mjaft i ngjeshur dhe mund të ketë probleme fizike për shkak të ngarkesës. Në këtë listë janë Thomas Strakosha, Jon Mersinaj, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami, Albi Doka, Kevin Haveri, Enis Çokaj, Lindon Selahi dhe Ernest Muçi.

Disa nga lojtarët mbërrijnë që sot në grumbullimin e përfaqësueses në kompleksin Tropikal në Durrës me grupin që kompletohet të premten. Ndërkaq, trajneri Edoardo Reja do të dalë në një konferencë për mediet po të premten në mesditë nga grumbullimi i ekipit, për të folur në lidhje me zgjedhjet e tij dhe tre sfidat e qershorit.

Të fundit

Humbi foshnjën që do të sillte në jetë me Mark Frrokun, Rudina Dembacaj prek me rrëfimin

Aktorja e njohur Rudina Dembacaj, e cila ka një vajzë me ish-bashkëshortin e saj, Viktorian, ka zbuluar se ka...

Edhe pse të divorcuar, veprimi i Angelina Jolie po e shkatërron Brad Pitt

Beteja e gjatë e Brad Pitt dhe Angelina Jolie për kujdestarinë e fëmijëve ka marrë një kthesë shqetësuese për aktorin. Ylli i Hollivudit thuhet se...

“Black-out” total/Spanja, Franca dhe Portugalia zhyten në terr, kaos në rrugë e aeroporte

Një ndërprerje masive e energjisë elektrike prek të gjithë Spanjën: Red Elétrica aktivizon një plan emergjence për rivendosjen e energjisë elektrike. Fuqia ka rënë në...

Kush po e “ringre” PD nga gremina?

Nga ARTUR  AJAZI Një parti që ka mbi 12 vjet që ka ikur nga pushteti me mbi 1 milion vota, një parti që sa ishte...

“Plani ynë i pensioneve ofron më shumë”/ Rama: Ata që bëjnë premtime s’kanë gjë në dorë

Kryeministri Rama në një takim me qytetarët në zonën e Shkozës, u ndal tek skema e pensioneve. Rama tha se plani i qeverisë për...

Lajme të tjera

Web TV