Kush ishte Bujar Nishani, Presidenti i 9-të i shtetit shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bujar Nishani u lind më 29 shtator 1964 në qytetin e Durrësit. Studimet e larta i kreu në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, ndërsa studimet pasuniversitare i kreu në Kaliforni, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për “Menaxhimin e Resurseve të Mbrojtjes”, në vitin 1996. Studioi për Jurispudencë në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua si jurist në vitin 2004.
Karrierën profesionale e nisi si pedagog në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1988. Më pas, në vitin 1993 punoi në Drejtorinë për Marrëdhëniet me Jashtë në Ministrinë e Mbrojtjes, duke vazhduar në vitin 1994 në Ministrinë e Jashtme në Drejtorinë e Marrëdhënieve me NATO-n dhe në vitin 1996 në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes. Në vitin 1997 kthehet në profesion të lirë si Kryetar i Forumit të Ushtarakëve Euro-Atlantikë.

Në vitin 1991 Bujar Nishani u anëtarësua në Partinë Demokratike; në vitin 2001 u zgjodh Sekretar i Degës së Partisë Demokratike për Tiranën, në vitin 2005, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj partie.
Në korrik të vitit 2005, zoti Nishani u zgjodh deputet në zonën elektorale 34, në Tiranë si përfaqësues i Partisë Demokratike.
Nga marsi 2007-shtator 2009 mbajti portofolin e Ministrit të Brendshëm, nga shtatori 2009-prill 2011 kreu detyrën e Ministrit të Drejtësisë; për t’u rikthyer përsëri në prill të vitit 2011 si Ministër i Brendshëm, deri në qershor të vitit 2012, kohë kur Kuvendi i Shqipërisë e zgjodhi në detyrën e Kreut të Shtetit në raundin e katërt me 73 vota pro dhe 1 votë kundër. Në 24 korrik 2012, Bujar Nishani betohet në Kuvendin e Shqipërisë si President i Republikës.

Gjatë mandatit të tij, Nishani ishte përqendruar në procesin e integrimit evropian të vendit dhe sfidat globale që prekin Shqipërinë, siç është kriza e imigrantëve ose luftimi i ekstremizmit islamik dhe radikalizmit. Gjatë shumicës së vizitave shtetërore jashtë vendit, politika e Nishanit ishte orientuar maksimalisht në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, duke përmendur mbështetjen e saj për pjesëmarrjen e Kosovës në të gjitha aktivitetet multilaterale rajonale dhe ndërkombëtare. Bujar Nishani ishte bashkëshort i Odeta Nishanit dhe baba i dy fëmijëve, Ersi dhe Fjona Nishani.

Të fundit

‘Diaspora zgjedh Atdheun’/ PD vijon takimet, më 13 shkurt me shqiptarët në Francë

Partia Demokratike po bën gjithshka që shqipëtarët jashtë vendit të kenë mundësi të votojnë, përmes takimeve me diasorën. Këtë të...

Qeveria tërhiqet nga importi i mbetjeve

Projektligji i ri që pritet të depozitohet në Kuvend ndalon përfundimisht importin e mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme duke rrëzuar nenin që...

Bashkëpunimi i Universitetit Bujqësor të Tiranës me ‘BOKU’/ Në 2030 UBT-ja me imazh të ri

Ish-rektori i Universitetit 'BOKU' në Vjenë, Hubert Hasenhauer ishte i ftuari i radhës në Podkastin e kryeministrit Rama, së bashku me rektorin e Universitetit Bujqësor të...

Zgjedhjet e 11 majit/ Japin dorëheqjen krerët e PD në Lezhë dhe Mirditë

Kryetari i partisë Demokratike të Lezhës, Gjin Gjoni dhe kryetari i PD-së në Mirditë, Aleksandër Lala kanë dhënë dorëheqjen, pasi do të jenë pjesë...

Protesta e PD, policia plan masash, ja akset ju kufizohet qarkullimi i automjeteve

Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, nga ora 17:00...

Lajme të tjera

Web TV