Populli ka një shprehje interesante që thotë se “pleqëria bën të vetën”. Duket se kjo shprehje është plotësisht e saktë në rastin e “legjendës” Silvio Berlusconi.
Ky i fundit është filmuar nga kamerat duke fjetur në stadium. Bëhet fjalë për ndeshjen Monza-Pisa e luajtuar dy ditë më parë, e vlefshme për Serinë B në Itali.
Natyrisht ndoshta loja e ekipeve mund të ketë qenë disi e mërzitshme, por kjo nuk e justifikon aspak pasi në krah ai kishte një bjonde bukuroshe. Të ketë qenë vallë bjondja e mërzitshme, apo është thjesht çështje pleqërie?