“Lewandowski insiston”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tashmë që kampionatet janë mbyllur dhe me eventin më të madh sportiv “Champions League” që sapo zgjodhi kampionët e këtij sezoni, fokusi kryesor i shtypit sportiv është tek merkato dhe lëvizjet kryesore të klubeve.

Më poshtë janë titujt kryesorë të disa nga mediave më të famshme sportive:

“AS” nuk e heq fokusin nga kampionët e Europës, Real Madrid të cilët fituan Championsin e 14-të në histori, ndërsa nuk frenon ambiciet për sezonin e ardhshëm: “Shkojmë për trofeun e 15-të”.

Prima Pagina AS 30/05/2022

“Mbretëreshat” shkruan “Sport”, për skuadrën e femrave të Barcelonës që triumfuan në “Copa de la Reina”.

Prima Pagina Sport 30/05/2022

Për të njëjtën gjë flet edhe “L’Esportiu” e cila mban titullin: “Nuk ishte dhe aq e thjeshtë”.

Prima Pagina L'Esportiu 30/05/2022

“L’Equipe” ka në fokus Realin e Madridit me titullin: “Kampionët e Europës”.

Prima Pagina L'Equipe 30/05/2022

“Mundo Deportivo” i kushton faqen e parë merkatos së Barcelonës dhe objektivit të saj kryesor në merkato me titullin: “Lewandowski insiston”.

Prima Pagina Mundo Deportivo 30/05/2022

“Marca” i kushton trofeut të Championsit të fituar nga Reali faqen e parë të saj dhe Marcelon që e puth atë. “Vajza e bukur” është titulli që zgjedh prestigjiozja spanjolle.

Prima Pagina Marca 30/05/2022

“Tërbimi i të kuqve” është titulli i “Mirror Sport”, me fokus Liverpoolin, që përveç humbjes në finale, nuk ka fshehur pakënaqëiste as ndaj organizimit të UEFA-s për finalen e madhe.

Prima Pagina Mirror Sport 30/05/2022

“Maldini në shtëpinë e Milanit”, është titulli i “La Gazzeta dello Sport”, e cila flet për drejtorin sportiv të kuqezinjve, që do të takohen me drejtuesit për të vendosur të ardhmen.

Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 30/05/2022

“Corriere dello Sport” e ka fokusin tek merkato dhe flet për transferimet e mundshme të Lukakut dhe Dybalas. “Lukaku drejt Interit, shtyn Dybalën tek Mourinho”, shkruan prestigjiozja italiane.

Prima Pagina Corriere dello Sport 30/05/2022

“Chiesa-Vlahovic, çifti më i bukur” është titulli i “Tuttosport”, me të përditshmen torineze që i kushton artikullin kryesor dyshes së sulmit të Juventusit.

Lexo edhe :  Dominim anglez në Europa League, Manchester United dhe Tottenham me një këmbë në finale

Prima Pagina Tuttosport 30/05/2022

Të fundit

Mesazhi i Ramës nga Kavaja: Nëse keni problem fytyrën time, mos dilni të votoni!

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, kërkoi votën e qytetarëve të Kavajës dhe Rrogozhinës në takimin përmbyllës...

Barcelona i bën presion Interit para ndeshjes, i kërkon mbrojtësin që fluturon në fushë

Hansi Flick dhe drejtori sportiv Deco thuhet se po kërkojnë të forcojnë skuadrën e Barcelonës me një mbrojtës të ri të djathtë. Sipas gazetës katalanase...

Një ndër pjatat më të shtrenjta në botë, kushton 25 mijë dollarë

Në restorantin Frida të resortit luksoz Grand Velas Los Cabos në Meksikë, shërbehet një nga tacos më të shtrenjta në botë – e vlerësuar...

“Në zgjedhje nuk shkojmë për krushqi”/ Rama për Berishën: Si mund të zgjedhësh një gërmuq

Nga Kavaja, kryeministri Edi Rama ka sulmuar kreun demokrat Sali Berisha, duke e cilësuar ‘gërmuq’, ndërsa tha se në zgjedhje nuk shkojmë për krushqi,...

Aksident në Kurbin! 45-vjeçarja humb kontrollin, makina përplas tre persona pranë kishës

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Kurbin. Një 45-vjeçare ka humbur me kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka aksidentuar dy...

Lajme të tjera

Web TV