Me botimin e një autobiografie Anxhelou publikoi problemet e jetës së saj, duke u kthyer në këtë mënyrë në zëdhënësen e njerëzve me ngjyrë në ShBA
Ajo ishte një shkrimtare, poete, eseiste, aktore, profesor profesor universiteti, skenarist, producent, producent dokumentarësh dhe aktivist amerikan. Në shqip njihet me veprat “Unë e di pse këndon zogu në kafaz” me përkthimin e Parid Teferiçit, si dhe “Mami, unë dhe mami” me përkthimin e Jerina Dushkut…
…Në vitin 1993, Maya Angelou ishte ftuar të drejtonte një ceremoni për ndarje çmimesh të Shoqatës Horatio Alger të Amerikanëve të Shquar. Vetë Angelou ishte nderuar në të kaluarën nga kjo shoqatë dhe gjatë mbrëmjes shpjegoi se si përzgjidheshin fituesit: “Duhet të kesh filluar nga asgjëja, asgjëja absolute, jo thjesht një pjesë e saj, por fare nga fundi. Dhe duhet që me vullnet të hekurt, punë të pandërprerë, me bekimin e Zotit, të kesh pasur fatin të jesh në momentin e duhur, në vendin e duhur, të kesh realizuar arritje të mëdha dhe pastaj të filluosh t’ia shpërblesh shoqërisë duke dhënë kontribut”.
Maya Angelou nuk do të mund ta kishte përshkruar më mirë jetën e saj. Ajo u lind në Saint Louis të Misurit në vitin 1928, dhe kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë me gjyshen e vet në fshatin e vogël Stamps të Arkansasë. Për zezakët e Jugut të Shteteve të Bashkuara, ato ishin vite të ndarjes racore dhe vuajtjesh ekonomike. E vetmja mënyrë për ta përballuar një jetë të tillë, ishte përmes rrëfenjave, këngëve dhe urtësisë popullore që transmetohej nga njëri brez në tjetrin.
Megjithëse me një rini të traumatizuar dhe punëve të njëpasnjëshme si kamarjere, kuzhiniere dhe shofere, ajo nuk e humbi kurrë pasionin për artet, duke studiuar muzikën, teatrin dhe baletin. Gjatë viteve 1950, zonja Angelou mori pjesë një një turne të operetës Porgy and Bess në 22 vende. Ajo më pas kujtonte një natë triumfi në Marok, kur të secila nga këngëtaret soliste ishte ftuar në skenë të këndonte një arie.
Por ajo këndoi një pjesë tradicionale afrikano-amerikane duke e bërë audiencën prej 4500 vetash të çohej në këmbë. “As nuk e kisha idenë se sa e fuqishme ishte kjo trashëgimi. Atë natë mendova se ata reaguan ashtu nga keqardhja për të shkuarën e historisë së skllavërisë. Por njerëzit e asaj audience nuk dinin asgjë për të shkuarën time të skllavërisë. Si shpjegohet, atëherë? Mendoj se arti i madhërishëm u takon të gjithë njerëzve, gjithmonë”.
Karriera letrare e Maya Angelou-s filloi pasi shkrimtari James Baldwin dhe miq të tjerë dëgjuan historitë e fëmijërisë së saj dhe e nxitën atë t’i shkruante. Ajo e botoi vëllimin e parë të autobiografisë së saj të titulluar “Unë e di pse këndon zogu i mbyllur në kafaz”, në vitin 1970.
Mes vëllimeve të mëpasshme ishte edhe një libër për katër vitet e qëndrimit të saj në Ganë në fillim të viteve ’60. Ajo dhe afrikano-amerikanë të tjerë kishin shkuar në Afrikë me shpresa të mëdha, në kërkim të një vendi që të mund ta quanin të vetin. Ajo ishte mrekulluar kur zbuloi sesa shumë gjurmë të ndikimit afrikan kishin mbijetuar në kulturën e zezë amerikane. Por nga ana tjetër, ajo u bind se vendi i saj ishte në Shtetet e Bashkuara: “Udhëtimi në Afrikë më krijoi ndjesinë se isha në shtëpinë time, por e zhvendosur në kohë një, dy, tre shekuj të shkuara, por edhe më bindi se Shtetet e Bashkuara ishin shtëpia ime. Ky është vendi im. Është historia jonë e përbashkët, çka e bashkon komunitetin dhe na bën të kuptojmë më mirë”.
Në Amerikë, Angelou kapi maja të tjera. Ajo vazhdoi kronikën e jetës së saj, duke botuar vëllimin e gjashtë në vitin 2002, që hyri në listën e librave më të shitur. Për shumë amerikanë, imazhi i Maya Angelous skalitur më fort në kujtesën e tyre, ishte ai i vitit 1993, kur ajo lexoi një poemë në ceremoninë e betimit të Presidentit Bill Clinton.
Vargjet e poemës “Në drithmat e mëngjesit”, vendosin forcat e pavdekshme të natyrës përballë të keqes së panatyrshme, që njerëzit i kanë shkaktuar njëri-tjetrit gjatë historisë. Por ajo e mbyll poemën me një imazh shprese dhe pajtimi, e njëjta frymë që është e mbrujtur në gjithë krijimtarinë e saj: “Në drithërimat e para të mëngjesit, Mund të gjesh fisnikërinë të shohësh lart dhe përreth, Në sytë e motrës tënde, Në sytë e vëllait tënd, Vendin tënd dhe të thuash thjesht, fare thjesht, me shpresë, Mirëmëngjes.
Aforizma nga Maja Anxhelou
Të gjithë njerëzit janë të përgatitur për të arritur të pabesueshmen nëse idealet e tyre janë të kërcënuara.
-Me sa di unë femrat e bardha nuk janë kurrë vetëm, përveçse në libra. Burrat e bardhë i adhurojnë ato, burrat zezakë i dëshirojnë ato dhe femrat zezake iu shërbejnë atyre.
-Kur isha pesëmbëdhjetë vjeçe jeta më mësoi mua pamohueshëm se dorëzimi ishte po aq I nderuar sa rezistenca, sidomos nëse nuk ke rrugë tjetër.
-Guximi është më i rëndësishmi i të gjitha virtuteve, sepse pa guxim ju nuk mund të vini në jetë në mënyrë frytdhënëse asnjërin prej virtuteteve të tjera. Ju do të vini në jetë çdo virtut gabueshëm, por asnjërin në mënyrë frytdhënëse pa guxim.
-Sepse Afrika për mua…është më tepër se një fakt i bujshëm. Është një e vërtetë historike. Askush nuk mund ta dijë se ku është duke shkuar, nëse nuk e di saktësisht ku ka qenë dhe saktësisht si arriti aty ku është.
-Historia, pavarësisht dhimbjeve therëse, nuk mund të mos jetohet, por duhet përballur me trimëri, duhet ripërjetuar.
Sa e rëndësishme është për ne t’i njohim e t’i kremtojmë heronjtë dhe heroinat tona.
Unë besoj se çdo njeri ka lindur i talentuar.
Unë besoj se ne jemi ende të pafajshëm. Speciet janë ende kaq të pafajshme sa që një person që është duke u vrarë beson se vrarësi, pak para se t’ia marrë frymën përfundimisht, do të tregojë aq mirëkuptim sa t’ia japë atij një gotë të ëmbël me ujë.
Kam zbuluar se mes shumë përfitimesh të tjera, dhënia i çliron shpirtin dhënësit.
Mezi pres të shoh një vajzë të re tek del dhe kap botën në cepin e xhaketës. Jeta është një hore. Duhet ta dilni dhe ta shqelmoni në prapanicë.
Kam mësuar se njerëzit do të harrojnë çfarë ju keni thënë, njerëzit do të harrojnë çfarë ju keni bërë, por njerëzit nuk do të harrojnë kurrë si i keni bërë ata të ndjejnë.
Nëse dikush është me fat, një fantazi filliktate mund t’i shndërrojë krejtësisht një milionë realitete.
Nëse nuk të pëlqen diçka, ndryshoje atë. Nëse nuk mund ta ndryshosh atë, ndryshoi sjelljet e tua.
Nëse zemra ta thotë të kujdesesh për dike tjetër, atëherë ti do të kesh sukses.
Nëse ke qoftë dhe një buzëqeshje jepjua atë njerëzve që i do.
Është koha që prindërit t’i mësojnë të rinjtë herët se në ndryshueshmërinë është bukuria dhe forca.
Dashuria është si një virus. Ajo mund t’i ndodhë kujtdo në çdo kohë.
Dashuria nuk njeh pengesa. Ajo i shmang pritat, i kapërcen gardhet, i depërton muret për të arritur cakun e tyre plot me shpresë.
Shumësia e vajzave janë të virtytshme për shkak të mundësisë së pakët që ato të jenë ndryshe.
Muzika ishte streha ime. Unë mund të bija barkas në hapësirën mes notave dhe ta lakoj shpinën time ndaj vetmisë.
Shpresa ime më e madhe është të qesh aq shumë derisa të qaj; ta kryej punën time, të përpiqem të dashuroj dikë dhe të kem guximin ta pranojë dashurinë në shkëmbim.
-Jeta ime ka qenë një lojë e madhe, një vallëzim që ec, një këngë që flet, unë qesh aq rëndë sa gati më mbaron fryma kur mendoj për veten time.
-Nëna ime më thoshte të jem gjithmonë intolerante ndaj injorancës, por ta kuptoja mos shkollimin. Disa njerëz, që nuk kishin mundësinë të shkojnë në shkollë, ishin më të edukuar dhe më të zgjuar se profesorët e universiteteve.
-Asnjë punë nuk bëhet vetë, pa e bërë ti.
-Dikush nuk është e nevojshme të ketë lindur trim, por ai ka lindur me këtë mundësi. Pa guxim, ne nuk mund jemi të sjellshëm, të vërtetë, të mëshirshëm, të njerëzishëm apo të ndershëm.
-Disa kritikë do të shkruajnë “Maya Angelou është një shkrimtare natyrale” – si të thonë se është një kirurge natyrale zemre.
-Dhimbja për shtëpinë jeton në të gjithë ne, është vendi i sigurtë ku ne mund të shkojmë ashtu si jemi dhe pa na shqetësuar kush.
-Nuk ka vdekje më të tmerrëshme se të mbash brenda vetes një histori të patreguar.
-Ne mund të përballemi me shumë humbje, por duhet të mos humbim.
-Ndërkohë që e di se jam një krijesë e Zoti, unë jam e detyruar gjithashtu ta kuptoj dhe ta kujtoj se gjithçka tjetër është krijesë e Zotit.
Burimi: voal