“PPE nuk e ftoi PD-në në Kongres”, zëdhënësja e Berishës: Po mbajnë qëndrim neutral

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Floriana Garo, zëdhënësja e kreut të PD-së Sali Berisha ka reaguar pas lajmit se në Kongresin e PPE nuk ka ftuar asnjë delegat nga Partia Demokratike në Kongresin që zhvillohet në Roterdam ku votohet Presidenti i PPE.

Sipas Garos, PPE mban qëndrim neutral duke i quajtur trillime lajmet se PD është përjashtuar.

REAGIMI I PLOTË
Njoftimet e zyrës së dezinformimit Rama-Basha të shpërndara në disa media se PD është përjashtuar apo pezulluar nga partia Popullore Europiane (PPE) janë trillime pa asnjë bazë.

PPE ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë qëndrim tërësisht neutral në lidhje me zhvillimet e brendshme në PD.

 

 

Për këtë qëllim, në fund të marsit 2022, PPE vendosi të mos ftojë në Kongresin e saj delegacion zyrtar nga PD, deri sa të ketë një zgjidhje përfundimtare të çështjes të përfaqësimit zyrtar të PD-së.

Megjithatë për t’i dhënë zë përfaqësuesve të PD-së, në Kongresin e PPE-së në Rotermdam janë ftuar dhe po marrin pjesë si delegatë të forumeve europiane 3 deputetë të PD-së:

1. Albana Vokshi, delegate nga Forumi i Gruas i PPE -së
2. Belind Këllici, delegat nga forumi rinor EDS
3. Jorida Tabaku, delegate nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës.

Të fundit

Gjysmëfinalet e Champions League fillojnë sot, Arsenali pret PSG! Arteta: S’jemi favoritë

Këtë mbrëmje, në orën 21:00, në "Emirates Stadium", Arsenali dhe PSG-ja do përballen në gjysmëfinalen e parë të Champions...

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton tregun

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That Will Fall First As...

Transportoi Ilaria Sulën me ndihmën e prindërve? Sekuestrohet kamera e makinës së autorit

Pas telefonatës, Mark Samson u jep hetuesve një element të ri dhe përpiqet të ndërtojë besueshmëri pas shumë gënjeshtrave që tha duke rrëfyer vrasjen...

Erand Sojli konfirmon divorcin: E provuam, por kishte mbaruar gjithçka

Aktori Erand Sojli ka treguar se prej 3 vitesh është divorcuar nga bashkëshortja e tij, Rina. Në një rrëfim në “Ferma VIP”, ai tregoi...

99 vjet për arabin, presidenti i Malit të Zi nuk e dekreton ligjin për Plazhin e Ulqinit

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, nuk e ka dekretuar ligjin parashihte që Plazhi i Madh i Ulqinit t’i jepej me qira për...

Lajme të tjera

Web TV