Spiropali “godet” Berishën me poezinë e të dënuarit politik: Për sojin më të lig të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka “goditur” ashpër kreun e PD, Sali Berisha, teksa i ka lexuar nga foltorja e Kuvendin poezinë e Luan Myftiut “Monologu i Pendesës”.

Sipas Spiropalit, kjo poezi u shkruan prej tij më 2001, pasi vuajti dënimin në Burgun e Spaçit, dhe ishte për sojin më të ligë të komunistit, që është anti-komunist.

“Luan Myftiut, në moshë të vogël, komunistët i pushkatuan babain. E ëma e tij, nga tronditja, përfundoi në spital, duke lënë fëmijët të vetëm. Më vonë, atë e dënuan për propagandë. Kreu dënimin në Spaç dhe doli me ardhjen e demokracisë dhe u vendos në Tiranë. Më 2001 shkroi poezinë e tij emblematike, “Monologu i pendesës”, për sojin më të ligë të komunistit, që është anti-komunist.

Të besuam, të zgjodhëm, votuam për ty. Ti na rrahe, na shave, na ndave në dy. Ne u ngritëm të hiqnim nga zverku ty djall, ti na rrope, na dogje, ne dhe po na kall. Je pashpirt, hipokrit, pabesinë ke moral, sa dhe shokët mohon. Je mashtrues, se të mburr kur të bën fukara, ta lë fajin në derë, je pacipë, maskara. Je një horr, të grabit sy ndër sy dhe pa turp të bën qorr. Për kolltuk del nga varri lugat, që të jesh po ti Zot, s’le shenjtor pa mëkat”, tha ministrja mes të tjerash.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV