Erkand Qerimaj merr medalje të artë, shpallet kampion Evrope në peshëngritje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erkand Qerimaj u shpall kampion Europe në shkëputje. Shkodrani ngriti në baterinë B 150 kg, më shumë se kushdo tjetër. Edhe konkurrentët e tjerë që arritën të ngrënë 150 kg e bënë këtë zgjedhje pas Erkandit dhe për rrjedhojë fiton sportisti kuqezi. Medalje argjendi shkoi për Asanidze që ngriti po 150 kg, ndërsa në vendin e tretë u rendit turku Ozbek me 149 kg.

Më tej ishte radha e sportistit shqiptar Briken Calja që dështoi në të treja tentativat. Fillimisht shqiptari tentoi të ngrejë 150 kg, por nuk ia del dot pasi ka dëmtime shpatull. Edhe në provën e dytë, historia është e njëjtë pasi dhimbja nuk e lejojnë të ngrejë 151 kg. E njëjta gjë ndodhi në provën e tretë Calja nuk ia doli të çonte lartë shtangën.

Kujtojmë se në Tiranë aktualisht po zhvillohen garat e Kampionatit Europian të Peshëngritjes.

Të fundit

Shqiptari tenton të rrëmbejë tre fëmijë në Greqi

Një 37-vjeçar shqiptar përfundoi në prangat e policisë në Greqi pasi tentoi të rrëmbente tre fëmijë. Ngjarja ndodhi të...

Disa lloje çajrash mund të jenë të rrezikshëm për shëndetin tuaj

Dihet se çaji jep shumë përfitime për shëndetin, por kjo nuk do të thotë që nuk ka asnjë rrezik. Në varësi të metodës së përpunimit...

Vatikani publikon pamjet e Papa Françeskut në arkivol, planet për funeralin

Vatikani ka publikuar fotot e Papa Françeskut në arkivolin e tij. Arkivoli i Papës do të dërgohet në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku mund të...

Batutat me fotot nudo në Spille, Rama: Këta zhabulanë më tregojnë mua se ç’është familja…

Kryeministri Edi Rama ndau me qytetarët përmes rubrikës “Sy m’Sy” se kishte ndjekur disa sekuenca diskutimesh në studio televizive sa i takon zgjedhjeve të...

Ndërhyrje e avancuar kirurgjikale në mushkëri në spitalin “Shefqet Ndroqi”

Për herë të parë në Shqipëri, në Qendrën Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi”, është realizuar me sukses një ndërhyrje e avancuar kirurgjikale: heqja endoskopike e...

Lajme të tjera

Web TV