Historike/ Shqipëria merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë konfliktesh, ku varen edhe fatet e kombeve, Shqipëria ka marrë presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB. Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij, ku ka përmendur Kosovën, si një plagë lufte që është ende e hapur. Cili pritet të jetë roli i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Shqipëria ka marrë dje presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama deklaroi se demokracia dhe të drejtat e njeriut po sprovohen rëndë në anë të ndryshme të botës. Ai u shpreh se bashkësia ndërkombëtare po bën të pamundurën për të vënë para përgjegjësisë autorët. Rama nënvizoi plagën e hapur të luftërave pas shpërbërjes së ish-jugosllavisë veçanërisht në Kosovë. “Kjo është dekada e tretë e mijëvjeçarit të tretë. Bota është e trazuar dhe vazhdojmë te jemi dëshmitarë të mizorive të papërshkrueshme.

Demokracia dhe të drejtat e njeriut po sprovohen rëndë në anë të ndryshme të botës. Bashkësia ndërkombëtare po lufton të vendosë autorët para përgjegjësisë”, është shprehur kryeministri Edi Rama. Ai tha se në Europë plagët e luftës janë ende të hapura. “Në Europë plagët e luftërave që pasuan shpërbërjen e ish-Jugosllavisë sidomos në Kosovë janë ende të hapura. Po bëjmë çdo gjë që është e mundur për të ecur përpara. Lufta e Rusisë në Ukrainë ka sfiduar sigurinë europiane dhe ka tronditur rendin botëror. Nuk duhet të mësohemi me pandëshkueshmërinë. Është urgjente të veprojmë tani për viktimat e panumërta por edhe për ne të gjithë për të mbrojtur ligjin. Të gjithë kemi pjesën tonë për të bërë. Kjo është arsyeja pse ngjarja e parë përfaqësuese e Shqipërisë që kam nderin të drejtoj i drejtohet forcimit të llogaridhënies. Shqipëria e promovon atë ndërkombëtarisht. Drejtësia dhe paqja shkojnë bashkë. Jemi të privilegjuar t’i japim zë bindjeve tona”, deklaroi Rama.

Lexo edhe :  Dhëndri i Trump tregon si vendosi të investojë 1.4 miliardë $ në Shqipëri

Reagimi i Xhaçkës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, nëpërmjet një statusi në Tëitter shkruan se tashmë nis fillimi i një punë intensive me një agjendë ambicioze, me nisjen e ditës së parë të Presidencës në Këshillit e Sigurimit të OKB-së. Gjithashtu Xhaçka shprehet se është një aktivitet me një përgjegjshmëri për forcimin e drejtësisë për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare. “Aktiviteti i parë nënshkrim për forcimin e përgjegjshmërisë dhe drejtësisë për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare nesër me Kryeministrin”, shkruan Xhaçka.

Marrja e Presdiencës

Shqipëria dje mori presidencën e Këshillit të Sigurimit në Nju-Jork. Në ceremoninë e marrjes të kësaj presidence 30-ditore do të mbajë një fjalë kryeministri Edi Rama, i cili i parapriu me një takim me sekretarin e përgjithshëm të organizatës, Antonio Guterres. Vendi ynë i është bashkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si anëtar jo i përhershëm ku ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara, për çështjen e Ukrainës. Shqipëria në Këshill ka treguar vendosmëri përkrah SHBA-së në udhëheqjen e këshillin me disa rezoluta për Ukrainën.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV