Meta mban fjalën e lamtumirës në nder të Bujar Nishanit: Fundi i papritur lë plot pengje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Meta ka mbajtur fjalën e lamtumirës në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili do të prehet sot në banesën e fundit.

Mes të tjerash Meta tha se Nishanit i peshonte fjala dhe njihej për maturi e vetëpërmbajtje.

“Faleminderit të gjithëve për praninë tuaj sot për të nderuar dhe dhënë lamtumirën e fundit.

Fundit i papritur dhe i parakohshëm lë plot pengje për mundësitë e humbura për ato që nuk u thanë e nuk u bënë dot, ndaj dhimbjen e humbjes së njerëzve të shtrenjtë e bën më të madhe, por na ngushëllon fakti që Nishani pati një jetë plot maja realizimesh, i rrethuar nga dashuria e familjes së prindërve dhe më pas i familjes që krijoi me Odetën.

Këto ditë ka pasur vlerësime mëse të merituara, në Shqipëri dhe përtej. Presidenti Nishani punoi me devocin, për projektet strategjike, të integrimit europian dhe euroatlantik të Shqipërisë.

 

 

Presidentit Nishani i peshonte fjala. I njohur për maturi e vetëpërmbajtje, ai çmoi përulësi në komunikimin njerëzor, tipare që i mbetën të pandryshuar gjithë jetën. Si Kryetar i Shtetit, ai punoi me përkushtim të rrallë në mbrojtje të Kushtetutës. Ai punoi për të forcuar frymën e tolerancës dhe bashkëjetesës fetare në vend. Ju përkushtua kombit tonë. Besoi deri në fund tek e mira demokratike dhe interesi kombëtar. Bujar Nishani ushqente një dashuri të veçantë për Kosovën dhe e mbështeti fort. Presidenti Nishani pati një bashkëpunim të shkëlqyer me të gjithë faktorin shqiptar në rajon. Ai e përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Sot, në ditën e lamtumirës ne e falënderojmë Presidentin Nishani për modelin që solli”, u shpreh Meta.

Të fundit

A ngjitet murtaja e bagëtive të imëta te njerëzit? Ministria e Bujqësisë sqaron qytetarët

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur sot se deri tani raportohen 4 vatra të murtajës në...

“Berisha e ktheu PD më keq se zhgënjimi i tij më i madh, Basha”

Analisti Martin Leka thotë se Sali Berisha e ktheu PD më keq se armiku dhe zhgënjimi i tij më i madh, Lulzim Basha. Në emisionin...

Nënë e bir mbyten në pishinë, kryetari i komunës: Na e keni vrarë zemrën…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Deçanit, ku një nënë e re dhe djali i saj kanë ndërruar jetë. Lajmin e hidhur...

“Partia Socialiste ishte më demokratike me Fatos Nanon, sesa me Ramën”

KRESHNIK SPAHIU - 12 qershori shënoi 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, e cila për juristin Kreshnik Spahiu është partia më e strukturuar...

Alimehmeti: Sistemi zgjedhor, kurth për garën brenda partisë

Ilir Alimehmeti i cili në zgjedhjet e 11 Majit kandidoi nën siglën e Partisë Demokratike, ka komentuar në emisionin "Real Story" sistemin zgjedhor. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV