Sot ditë zie kombëtare/ Ish-presidenti Bujar Nishani përcillet në banesën e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Shqipërisë vendosi që 2 qershori të jetë ditë zie kombëtare, në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta më 28 maj.

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë. Ndërsa, ceremonia e homazheve do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në mjediset e institucionit të Presidencës.

Dje Presidenti i Republikës, Ilir Meta çmoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, ish-Presidentin Bujar Nishani (pas vdekjes).

“Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare.

Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut”, ishte motivacioni i dekorimit.

 

 

Bujar Nishani, i cili shërbeu si president i Republikës së Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri më 24 korrik të vitit 2017, vdiq në moshën 56-vjeçare si pasojë e komplikimeve shëndetësore.

Nishani ka mbajtur edhe poste tjera të rëndësishme në Qeverinë e Shqipërisë, si ministër i Brendshëm dhe ministër i Drejtësisë.

Pak ditë më parë ai u dërgua në Gjermani për t’u kuruar nga një sëmundje e mushkërive, të cilën ia përkeqësoi COVID-19, por nuk ia doli të mbijetojë.

I lindur në qytetin port të Durrësit, Nishani u diplomua në Akademinë Ushtarake dhe më pas u diplomua për Drejtësi. Fillimisht, ligjëroi në Akademinë Ushtarake dhe më pas shërbeu në poste të larta në Ministrinë e Mbrojtjes të Shqipërisë.

Ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2005.

Ndërkaq gjatë vizitës së fundit në Kosovë më 2017, teksa përmbyllte mandatin e presidentit, Bujar Nishanit iu nda mirënjohja “Urdhri i Lirisë”, për kontributin për “popullin shqiptar, angazhimin për njohjen e Kosovës, si dhe anëtarësimin në organizata të ndryshme”.

Të fundit

I nxehti godet Ballkanin/ Rajoni merr masa, Serbia përballet me mungesë energjie

Temperaturat e larta ne Ballkan kane detyruar autoritetet te bejne thirrje per kujdes te shtuar ndaj qytetareve dhe puntoreve....

Zjarret në Shqipëri/ BE mobilizon flotën e zjarrfikësve nga ajri

BE-ja mobilizoi flotën e saj të zjarrfikësve për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në qarqet e Vlorës dhe Dibrës. Tre aeroplanë nga Greqia dhe...

Lobimet në SHBA dhe lidhjet personale me Metën, thirret në SPAK Gerald Gjeogjini

Gerald Gjeogjini është thirrur sot në SPAK si person në dijeni për lobimet në SHBA në vitin 2014 dhe lidhjet e tij personale me...

Shqipëria thyen rekordin, gati një milion makina në rrugë

Për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria ka regjistruar afër një milion automjete në qarkullim. Sipas Institutit të Statistikave (Instat), në fund të...

Evazioni fiskal/ Bankers: Do mbrojmë stafin në çdo fazë

“Bankers Petroleum” ka reaguar zyrtarisht për hetimet e Prokurorisë ndaj drejtuesve të kësaj kompanie, të cilët janë arrestuar për evazion fiskal. Në një deklaratë...

Lajme të tjera

Web TV