Begaj kandidat për president/ Mustafaj: Eksperienca e tij është garanci për integritet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka komentuar kandidaturën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begajt, si kandidat për president të republikës së Shqipërisë, i cili do të votohet ditën e shtunë në orën 18:00.

I ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, Mustafaj tha se kjo është një zgjedhje shumë e mirë.

Sipas tij eksperienca ushtarake e zotit Begaj do ta bëjë atë një president të mirë, edhe pse ai do të provohet në këtë detyrë të re.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Zoti Mustafaj, tashmë kemi një kandidat për president, ai është zoti Bajram Begaj, cili është komenti juaj?

Mustafaj: Nuk e njoh personalisht, por mua më vjen mirë, sepse detyra që ka ai, përvoja që ka ai, është një lloj garancie për integritet për Presidentin e Republikës.

Xhokaxhi: Është i vetmi ushtarak në nivele kaq të larta dhe është mjek?

Mustafaj: Ai ka bërë karrierë në ushtri, ka afër 30 vjet që është në ushtri dhe nuk është i pari mjek që arrin në grada kaq të larta. Përvoja në ushtri, e ka bërë karrierën në ushtri në këtë periudhën kur ushtria ka qenë e hapur, e depolitizuar, është për tu besuar se do të jetë një president i mirë.

Xhokaxhi: Është një zgjedhje e mençur kjo e Ramës?

Mustafaj: Mbetet për tu provuar tani Gjeneral Begaj  është i përshtatshëm për President, është një mision krejt ndryshe nga ajo që ka bërë deri më sot. Kemi patur dy president që vinin nga ushtria Moisiun dhe Nishanin, të dy janë përvoja pozitive.

Xhokaxhi: Gjatë gjithë këtyre ditëve edhe pse pati një hermetizim në PS për emrat, sërish dolën disa emra, u duk sikur Rama luajti me efektin surprizë?

Lexo edhe :  Pushime në atdhe, fluks i lartë turistësh në pikat kufitare

Mustafaj: Sigurisht që ka luajtur, është një zgjedhje e Ramës, ai ka surprizuar edhe kryesinë e tij.

Xhokaxhi: Si shihet në sytë e opinionit?

Mustafaj: Publiku do të presë ta shohë në detyrë, unë jam i bindur, duke i bërë një paralajmërim, unë do të thosha që detyrën po e merr në një moment të vështirë për Shqipërinë. Nuk mund të jetë ndryshe përveçse përballë me Edi Ramën, duke iu përmbajtur Kushtetutën. Rama ka deklaruar publikisht që nuk e ka lexuar Kushtetutën, dhe presidenti do të gjendet përballë këtij kryeministri që nuk e ka lexuar Kushtetutën.

Të fundit

Bajrami prezantohet te “djajtë e kuq” në Angli

Nis një aventurë e re për Geraldo Bajramin. Ish-mbrojtësi i Kombëtares U21, ka gjetur një skuadër të re për...

“Fëmija im nuk e di se çfarë shije kanë frutat”, banorët e Gazës në zi buke

Banorët e Rripit të Gazës kanë përshkruar efektet e urisë së rëndë në trupat e tyre, pasi raportit të mbështetur nga OKB-ja që konfirmoi...

GJKKO zbardh vendimin, pse mbeti në qeli Ilir Meta

Gjykata e Posaçme ka zbardhur vendimmarrjen e 13 gushtit, përmes të cilit i rrëzoi kërkesën për lirim nga burgu ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta....

Hekuran Murati nuk bind partitë, dështon në votim

Hekuran Murati ishte kandidati i radhës nga Lëvizja Vetëvendosje që nuk mori votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryeparlamentar. Seanca e së premtes u...

“Faleminderit për mos njohjen e Kosovës!” Vuçiç telefonon mikun Maduro

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Venezuela, Nikolas Maduro. Kjo vjen në një kohë kur...

Lajme të tjera

Web TV