“Janë dëgjuar shpërthime”/ Prania e municioneve në ishullin e Sazanit, shtohet frika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej tre ditësh vijon zjarri në ishullin e Sazanit. Gazetari Enrik Mehmetaj raporton për News24 dhe BalkanWeb, se zjarri po përhapet me shpejtësi, për shkak se favorizohet edhe nga era, ndërsa deri më tani janë rreth 7 forca zjarrfikëse që po punojnë.

Ndërkohë një rrezik shqetësues është mundësia e shpërthimit të municioneve ushtarake që janë depozituar në këtë ishull prej kohës së Komunizmit.

Gazetari raporton se është përfolur se janë dëgjuar edhe disa shpërthime, por ende nuk dihet saktësisht.

Sakaq, kërkohet ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve, pasi është e pamundur ndërhyrja nga uji, për shkak të  mungesës së mjeteve.

Deri më tani në flakë është përfshirë e gjithë pjesa jugore e ishullit.

 

 

“Në ishullin e Sazanit po vijon zjarri, i cili ka përfshirë pjesën lindore, ndërsa vijon me ritme të shpejta.

Është hera e parë që një zjarr i këtyre masave të rrezikojë ishullin, ndërsa rrezikon që të shpërthejnë municionet luftarake që ndodhen aty.

Ende nuk është përcaktuar saktë sipërfaqja që po digjet, por është e gjithë pjesa e djathë e ishullit, ku ndodhet dhe porti.

Janë të paktën rreth 70 forca që po punojnë intensisvisht për të shuar zjarrin, por duket se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri sepse përhapja po bëhet në mënyrë të shpejtë, e favorizuar nga era, dhe fakti që nuk ndërhyn dot asnjë mjet tjetër.

Rrezikshmëri të madhe për shpërthimin e municioneve luftarake, pasi i gjithë ishulli i Sazanit ka predha dhe municione.

Kjo do të thotë që në gjithë ishullin ka municione, është përfolur se janë dëgjuar shpërthime, por urojmë mos të ketë dëmtim dhe të forcave zjarrfikëse që po punojnë”, tha Mehmetaj.

Të fundit

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

Lajme të tjera

Web TV